Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjekmarkaj në Kuvend: Buxheti 2026 nuk është i qytetarëve, por i monopoleve dhe klientelizmit

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj është shprehur kundër buxhetit të vitit 2026 sot në Kuvend.
Gjekmarkaj e ka cilësuar atë jo një dokument të zhvillimit për qytetarët, por një “buxhet të porositur nga interesat e monopoleve dhe klientët e pushtetit”.
Fjala në Kuvend
Sot diskutojmë buxhetin e shtetit, fabulen e re propagandistike dhe zhgenjimin e ri të shqiptarve. Ky duhet të ishte dokumenti që ngjizet nga nevojat e qytetarëve. Por jo. Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. Është një buxhet që nuk lind nga komunitetet, por nga klientët e pushtetit. Është një buxhet që nuk ndërton zhvillim, por prodhon plage sociale. Ky është një buxhet që ndan njerzit dhe krahinat! Ky është një buxhet qe bashkon perfituesit në një tryeze!
Në këtë vend, varfëria nuk është thjesht varfëri ekonomike.
Varfëria është depersonalizim, është qellim në vetvete, është mjet relativizimi i tjetrit, është raport dominimi.
Është zhveshje e njeriut nga dinjiteti.
Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja, keputet shpresa dhe pozitiviteti i nevojshem per nje shoqeri normale. Ketu eshte pika kur Atdheu te vret dhe te debon.
Familja shqiptare çdo ditë sheh të njëjtën padrejtësi dhe të njëjtin shpërfillje nga shteti. Raporti shtet individ eshte i zhveshur nga respekti, eshte dizuman.
Varfëria ekstreme të lë pa fytyrë. Ajo prodhon vetem një mendim- deshperimin.
Dhe ne sot kemi mijëra shqiptarë pa fytyrë përpara fëmijëve të tyre.
Në këtë realitet, i varfëri bëhet më i varfër. Nga ferri i tyre ndertohet parajsa e pushtetit, arroganca e tij!
Pasuria sot shpërndahet jo sipas meritës, por sipas afërsisë me Qeverine. Kjo afersi nuk eshte simbolike virtyti por nje harte vesesh.
Oligarku bëhet më i pasur, me shperfilles, me arrogant me te zakonshmin por edhe me sherbetor ndaj pushtetit!
Sepse sistemi punon për ata që janë tashmë të pasur, duke rrenuar shtresen e mesme dhe duke zmadhuar komunitetin e te varferve!
Investimet publike nuk hartohen për nevojat e vendit.
Ato hartohen për porosi.
Aty ku dikush ka interes, aty shfaqet investimi.
Ndaj rrugët me pese fishin e çmimit, të cilat ndërtohen keq realizohen aty ku ka më fitim, jo aty ku ka më shumë nevojë.
Shkollat në pergjithesi mbyllen , ndersa aty ku hapen ndodh se projekti sjell përfitim, jo aty ku fëmijët mëtojnë arsim cilësor.
Spitalet modernizohen vetëm në narrativë, ndërsa pacientët trajtohen në kushte të rënda. Onkologjiku mbetet lokomotiva e kesaj drame!
Korrupsioni e dëmton shoqërinë disa herë.
Herën e parë kur vjedh paranë publike si shembull etik.
Herën e dytë kur e prish cilësinë e çdo vepre publike si dem fizik.
Rrugët prishen para se të mbarojnë.
Veprat publike degradojnë para se të hapen.
Korrupsioni shkatërron realitetin e përbashkët duke ndertuar një emërues të përbashkët atë të një vendi të korruptuar.
Ai po shkatërron statusin moral të deputetit shqiptar, i paaftë për t’u rrebeluar, i paafte per te dhene zgjidhje, i paafte per një portret të ndershem.
Shpesh dëgjojmë se SPAK-u do ta zgjidhë problemin.
SPAK heton vetëm një përqindje të vogël të korrupsionit real.
Sepse problemi nuk është vetëm te drejtësia.
Problemi është te mentaliteti i stimuluar.
Në këtë vend po humbet nderimi për punën e ndershme.
I ndershmi shihet si i dobët dhe nuk merret si model.
Ndërsa ai që përfiton pa meritë shihet si i suksesshëm ai krijon trend, ndjekes, vizibilitet! Ai tenton edukatorin per femijet tane.
Erich Fromm na kujtonte se shoqëria është e sëmurë kur nderon përfitimin mbi integritetin.
Një plagë e madhe e shoqërisë sonë është dekulturimi i elitave intelektuale.
Mësuesit, pedagogët, studiuesit dhe artistët po varfërohen.
Por nuk varfërohen vetëm ekonomikisht.
Varfërohen kulturalisht, humbasin gradualisht mundesine për t’u shprehur, për të ndikuar.
Po zhveshen nga autoriteti.
Po margjinalizohen dhe heshtin.
Pushtetet autokratike gjithmonë kanë patur një aleat të madh: dekulturimin.
Sepse një shoqëri e cila e përjeton kulturën luks nuk reagon.
Një shoqëri e dekulturuar nuk mbron veten.
Albert Camus druhej për Francën se po të varferohej inteligjenca arrihej tek forma më e rrezikshme e tiranisë.
Mendoni Shqiperine e dale nga Otomanizmi shekullor, nga luftra dhe komunizmi, Shqiperine tranzitive sa afer ketij pohimi eshte!
Në këtë klimë shfaqet edhe një retorikë tjetër.
Kryeministri thotë: “Unë jam artist.”
Dhe është e vërtetë.
Sepse ai ka ndërtuar një skuadër artistësh të pazakontë.
Artistë që nuk prodhojnë kulturë, por prodhojnë fasada.
Artistë që nuk krijojnë vepra, por skenarë.
Artistë që nuk ndërtojnë institucione, por ndërtojnë iluzione.
Artistë ku njëri është më kreativ se tjetri në shpikjen e mënyrave të reja të zhvatjes.
Artistë që këndojnë si bretkocat e Aristofanit këngën e korrupsionit!
Në aftësinë për të shndërruar paligjshmërinë në normalitet ata shfaqen si gjeni, të denjë për Nobel!
Në talentin për të maskuar dështimin me genjeshtra janë magjistare! Ata nxjerrin flake nga goja e nga kudo!
Kështu u ngrit monumenti i korrupsionit.
U ngrit monumenti i shtetit të privatizuar.
U ngrit monumenti i triumfit të klientelizmit.
U ngrit monumenti i boshatisjes së Shqipërisë.
Ky është arti sublim i këtyre artistëve të pushtetit.
Arti për t’i larguar shqiptarët.
Arti për t’i bërë të rinjtë të padukshëm.
Arti për ta kthyer vendin në një instalacion bosh prej njerëzve.
Në një shoqëri të varfër dhe të dekulturuar, liria nuk mbijeton.
Liria nuk jeton në një vend ku shumica lufton për bukën e gojës.
Liria nuk jeton as në një vend ku kultura hesht dhe intelektualët varfërohen.
Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit.
Është buxhet i porosisë.
Është buxhet i interesave.
Është buxhet i një filozofie që nuk njeh personalitetin e njeriut, por njeh vetëm përfitimin nga depersonalizuesit!
Unë nuk votoj kundër shifrave.
Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë.
Kundër varfërisë së programuar.
Kundër dekulturimit të qëllimshëm.
Kundër korrupsionit të institucionalizuar.
Kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm.
Unë votoj për punën e ndershme.
Për shansin e barabartë.
Për kulturën si mbrojtje të shoqërisë.
Për qytetarin që meriton dinjitet dhe jo depersonalizim.
Arsyen e keni humbur prej kohësh, duke prishur rregullat e lojës demokratike.
Keni humbur edhe mëshirën ndaj të ngjashmeve.
Babëzia është bërë shtëpia juaj.
E keni gjetur paqen brenda saj, por ajo është iluzive.
Barku i babëzisë është prej lastiku, vetëm zgjerohet, nuk është prej mermeri.
Sa më shumë mbushni vetes gropën e interesave personale, aq më shumë boshatiset shpirti i këtij vendi dhe fryma e komunitetit.
Votoj kundër çdo buxheti që sheh shtetin si pronë private dhe qytetarin si peng. Votoj kunder zellit tuaj militant per te mbrojtur cdo marrezi e poshtersi!
Votoj kundër hajduteve , kopukëve dhe teveqelave që i kanë zënë frymë gjithçkaje.
Votoj kunder te forteve qe e bene Shqiperine të dobet dhe flas per te mbrojtur dinjitetin e një Republike që po shuhet!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38