Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj nga Strasburgu: Opozita në sulm pozitiv për të informuar ndërkombëtarët mbi krizën politike në Shqipëri

Gjekmarkaj nga Strasburgu: Opozita në sulm pozitiv për të
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar nga Strasburgu se Partia Demokratike po informon intensivisht bashkësinë ndërkombëtare për situatën kritike politike në Shqipëri.

Gjekmarkaj theksoi se PD po angazhohet për të ngritur shqetësimet kryesore për vendin para institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Europian, si dhe parlamentet gjerman, italian dhe francez.

Sot ishte një ditë e mirë për Shqipërinë, pas takimeve që kemi zhvilluar me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, ku opozita është pritur me respekt dhe interes maksimal.

Ne nuk jemi përqendruar sa duhet te komunikimi me partnerët tanë, duke lejuar që të krijohet një imazh i njëanshëm për Shqipërinë, i cili nuk reflekton realitetin.

Ndaj kemi nisur këtë fushatë për të nxjerrë në pah problemet e vërteta, si asgjësimi i demokracisë, arrestimet politike dhe ndërhyrjet kriminale në proceset zgjedhore.”, tha Gjekmarkaj për Syri Tv.

Gjekmarkaj përmendi gjithashtu që në takimin me David McAllister, eurodeputet dhe mik i Shqipërisë, u diskutua gjerësisht për arrestimet politike, korrupsionin, krimin zgjedhor dhe ndikimin e grupeve kriminale në politikën shqiptare, duke përfshirë edhe çështjen e arrestimit të ish-deputetit Salianji.

Të fundit