Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Një parti në shënjestër të SHBA e ka të pamundur të vijë në pushtet, kandari rreh nga e ardhmja

Gjekmarkaj: Një parti në shënjestër të SHBA e ka

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj thotë se lëvizja e ish kryeministrit Sali Berisha e ka të pamundur të vijë pushtet për sa kohë është në shënjestër të SHBA.

I ftuar në emisionin Politiko nga Alfred Lela në Top News, Gjekmarkaj thotë se shumica e demokratëve sheh nga e ardhmja, një rol që nuk e ka Berisha sipas tij.

Gjekmarkaj: Unë jam i vogël, Berisha është i madh. Kam respekt politik për Berishën, siç kam qëndrime që nuk i bën mirë, duke iu vënë trashëgimisë së tij zemërimin e çastit.

Një parti që është në shënjestër të SHBA dhe garanton sigurinë brenda dhe jashtë kufirit, si PD po të ketë këtë dinamikë kundërshtie e ka të pamundur të vijë në pushtet. Do rrudhet.

Lela: Me këtë çarje a i përfaqëson shqiptarët sot PD?

Gjekmarkaj : Shumica sheh nga e ardhmja, një rol që nuk e ka Berisha. Mbështetja nuk mund të shkojë për të shkuarën dhe kandari rreh nga e ardhmja.   

 

Të fundit