Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Nuk ka përçarje në PD, tashmë këto plagë janë mbyllur

Gjekmarkaj:  Nuk ka përçarje në PD, tashmë këto

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj deklaroi se pas vendimit të Gjykatës së Apelit sot ka vetëm një Parti Demokratike.

Në News24 Gjekmarkaj tha se tashmë duhet të gjendet modusi që të mos përjashtojnë njëri-tjetrin, që të rrëzojnë Qeverinë e Edi Ramës.

Konflikti politik brenda PD-së ka qenë aleati më i mirë i pushtetit, tashmë ky konflikt është shuar”, tha Gjekmarkaj.

Ai u shpreh se nuk ka përçarje në PD, pasi tashmë këto plagë janë mbyllur, duke bërë thirrje për bashkimin e të gjithë demokratëve, që nga ato të 1990 dhe të viteve të mëpasëm, pavarësisht qëndrimeve që kanë ndaj Sali Berishës.

Të fundit