Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj paralajmëron Ramën: Studentët t’i shkulën 6 ministra, mos i nënvleftëso as pedagogët

Gjekmarkaj paralajmëron Ramën: Studentët t’i shkulën 6

Deputeti Agron Gjekmarkaj paralajmëron kryeministrin Edi Rama të mos i nënvlerësojë protestat e pedagogëve. Këta të fundit kërkojnë rritjen e pagave.

Demokrati i kujton Ramës se protesta e studentëve solli largimin e 6 ministrave, ndërsa thekson se edhe zëri i pedagogëve është i fortë. Gjithashtu shton se qeveria e ka nënvlësuar punën e tyre. 

Në konferencën që zhvilloi sot për mediat, Rama tha se “këto daljet me kërcënime për greva, nuk e di se si janë këto në një kohë krize. Janë shumë më mirëkuptues pensionistët se sa disa që nuk e di nëse meritojnë rrogën që kanë”.

“Z.Rama tha që disa prej pedagogeve mbase nuk e meritojnë as rrogen që marrin. Se ai i çmon keto pune por më i dobëti prej tyre e meriton atë(rrogen)më shumë se çdo pushtetar.  tudentet me force t’i paten shkulur 6 ministra, prape t’i marrin. Mos i nënvlefteso as pedagoget”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

Të fundit