Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj për protestën e opozitës: Po ju mposht frika e revoltës popullore! Asnjë fjalë nuk thatë për Nallbatin

Gjekmarkaj për protestën e opozitës: Po ju mposht frika e

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, tha sot në Kuvend gjatë fjalës së tij në seancë plenare, se Policia ushtroi dhunë barbare ndaj protestuesve më 10 shkurt dhe madje dëmtoi rëndë deputetin e PD, Bledjon Nallbati, që përfundoi në spital.

Ai denoncoi mazhorancën që pas kësaj dhune nuk ka pasur asnjë reagim publik që ta dënojë këtë akt të efektivëve dhe më shumë këtë distancim shtoi se e priste nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu.

“Ka disa komunikime, niveli i parë është ai njerëzor dhe më tej ai institucional që në rastin e Bledjon Nallbatit mungoi niveli i tretë, që është ai politik. Këto tregojnë  se diçka është thyer në mes. Këtu dikush thoshte që mirë t’i bëhet Nallbatit dhe kjo është e patolerueshme. Ju Niko Peleshi të paktën të drejtoheni për shëndetin e zotit Bledjon Nallbanit, jeni dhe të dy deputet të Korçës. Prisja nga Albana Koçiu që të shprehej se do të fliste për të këtë çështje dhe qoftë për retorikë politike të thoshte se do të ngremë një Komision dhe do japim përgjigje për fajtorët që kanë masakruan deputetë të opozitës.

Duhet të paktën të ishte ngritur një komision për dhunën barbare, masakrimin e deputetit Nallbati. Ministrja të bënte retorikë politike. Të ngrihej të paktën një komision. Por ajo nuk e bëri dot. Më parë i ka ndodhur diçka e tillë deputetit Xhelal Mziu, i kanë hedhur dinamit, asnjë telefon, asnjë solidaritet, ne jemi njerëz, duhet të shprehim solidaritet”.

Duke ndjekur diskursin për dhunën policore të 10 shkurtit ndaj opozitës dhe mbështetësve të saj, ligjvënësi demokrat theksoi se mazhoranca tani po ndjen frikën e protestës së radhës më 20 shkurt.

“Përse duhet të shndërrohemi në persona që dimë të urrejmë ose na mposht frika e revoltës popullore, që do vijë sërish më 20 shkurt”, tha ai.

Të fundit