Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj: Përmbytjet në Lezhë, pasojë e dështimit qeverisjes dhe abuzimeve

Gjekmarkaj: Përmbytjet në Lezhë, pasojë e dështimit

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj akuzoi qeverinë se përmbytjet në Zejmen, Barbullojë dhe Bregun e Matës nuk janë thjesht pasojë e motit.

Në një postim në Facebook, Gjekmarkaj shkruan se jan rezultat i dështimit qeverisës dhe abuzimeve të vazhdueshme. Ai thekson se mijëra hektarë tokë po qëndrojnë nën ujë prej ditësh, ndërsa institucionet mjaftohen me deklarata, pa ofruar zgjidhje reale.

"Përmbytjet në Zejmen, Barbullojë dhe Bregun e Matës nuk janë thjesht një fatkeqësi natyrore, por pasojë direkte e dështimit qeverisjes dhe abuzimeve. Prej ditësh, mijëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, ndërsa kulturat bujqësore po shkatërrohen dhe fermerët po përballen me humbje të mëdha. Megjithatë, nga institucionet shohim vetëm deklarata jo zgjidhje reale.

Në Zejmen, ku përmbytjet përsëriten çdo vit, kanalet kulluese nuk janë hapur dhe sistemi i kullimit është lënë në degradim të plotë. E njëjta pamje gjendet në të gjithë fushën e Lezhës, ku mungesa e investimeve dhe neglizhenca kanë prodhuar një krizë të parashikueshme për të cilën nuk u mor asnjë masë", shkruan ai. 

Të fundit