Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj publikon pamjet nga përmbytjet në Lezhë: Mos minimizoni hallin e mijëra banorëve

Gjekmarkaj publikon pamjet nga përmbytjet në Lezhë: Mos

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka publikuar pamje nga zonat e përmbytura në Lezhë, ku shihen rrugë të pakalueshme dhe sipërfaqe të mëdha toke të mbuluara nga uji, ndërsa banorët përballen me dëme të konsiderueshme në bujqësi, blegtori dhe banesa.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shprehet se gjendja e banorëve mbetet shumë e vështirë dhe kërkon nga institucionet shtetërore të ndërhyjnë pa vonesë për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura.

“Situata me të cilën po përballen banorët e përmbytur në zona të Lezhës mbetet e vështirë. I ribëj thirrje institucioneve shtetërore që tu ofrojnë ndihmë të gjithë të dëmtuarve. Është e pajustifikueshme çdo vonesë dhe çdo tentativë për të minimizuar hallin dhe dëmin e mijëra të përmbyturve”, shkruan deputeti demokrat.

 

Të fundit