Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj reagon pas dorëheqjes nga funksionet e PD: Po rrezikojmë të shuhemi! PD të shkojë në zgjedhje

Gjekmarkaj reagon pas dorëheqjes nga funksionet e PD: Po rrezikojmë

Agron Gjekmarkaj ka reaguar pasi dha dorëheqjen nga funksionet e PD, duke mbetur një deputet i thjeshtë, pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, lidhur me humbjen në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se PD rrezikon të shuhet, teksa shton se duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.

“Jap dorëheqjen nga funksionet politike brenda PD-së, dorëhiqem nga funksionet që mbaj.

Të bëj një hap pas SB dhe LB.

Ne po rrezikojmë të shuhemi, unë e ndiej dhe marr përgjegjësi. Kam ndier mërzitjen njerëzve para fytyrës sime, ua kam borxh atyre marrjen e përgjegjësive. Duhet të ngrihet një komision që të dërgojë PD në zgjedhje për të mirën e demokratëve.

Të bëhet garë, gara nxjerr lider. Rroftë PD”, shkruan Gjekmarkaj në rrjetet sociale.

Të fundit