Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjekmarkaj: Shqiptarët po i dëbon qeveria socialiste, e cila arreston liderin e opozitës pa akuzë

Nënkryetari i Parlamentit Agron Gjekmarkaj, u shpreh se asgjë nuk e pengon mazhorancën të bëjë rezoluta për çdo temë që të dëshirojnë, por nuk mjafton një “dyfaqësh” për të ndaluar korrupsionin.
Gjekmarkaj tha se opozita do të heqë nga karriget ata që sot po shkretojnë Shqipërinë.
“Mbi rezolutën antikorrupsion Nëse në vjeshtën e vitit 2013 do të kisha qenë në këtë sallë, me përgjegjësinë e deputetit ndoshta nuk do kisha patur paragjykime të mëdha për një rezolutë si kjo e sotmja.
Një herë mendoj i duhet besuar gjithkujt, sepse mosbesimi po shndërrohet në virus për shoqërinë tonë. Besimi është virtyt , vlerë shoqërore , tradhtia ndaj tij ves. Bartesit e perseritur të tij fajtor ndaj saj. Ju mund ta quanit edhe rezoluta e mirëqenies e mirëvajtjes e mirësisë kush po ju ndalon ?! Ju mund të bëni një rezolutë edhe për klimën globale, arinjtë polarë, pinguinët dhe vlerat ushqimore të krapit, i keni votat, bëjeni !
Ju po qeverisni kush ju ka penguar te mirë qeverisni mungesa e rezolutës?! Kush ju ka nxitur të vraponi nga skandali në skandal, nga hajdutëria ne hajdutëri, nga grabitja ne grabitje, ky tekst dy faqesh?!
Për ne që kemi jetuar në këtë vend prej 11 vitesh kjo iniciativë është paradoksi më sfidues, më cinik, më provokues kur keqqeverisjes na flasin për mirëqeverisje, kur të korruptuarit na ftojnë të bëhemi më të ndershëm, kur të padrejtët na thonë jeta jonë ka kuptim vetëm për drejtësi, kur të paditurit na akuzojnë për mungesë dijesh, kur tallavarexhinjet për mungesë sqime elitare?! Natyrisht duhet durim. Pasardhësit e atyre që të çonin në kamp përqendrimi, në depersonalizim, kufizim mendor e fizik, në inferioritet kombëtar nëse shfaqje iluzionin e Europes të japin leksione Europe, parabola integrimi me rezoluta të dizintegruara nga realiteti.
E vërteta zë rrënjë tek ndjesa. Shfaqni një herë të vetme humanizmin e pëndeses. Aty fillon konvertimi juaj në evropianë. Deri tani jeni jeniçerë të neokomunizmit.
Të paktën një prej jush të dalë ti kërkojë falje Europes dhe Amerikës me servilizmin që ju karakterizon kur ju duhet për gjithë atë pleh retorik që me dekada hodhën familjaret tuaj mbi ta, se jeni bij të dikujt, nipër të dikujt.
Ikni një herë të vetme, fshihuni nga krenaria kriminale e së shkuarës. Reflektimi mbi fajin është purifikues.
Hetuesit e komunizmit flasin për reformën ne drejtësi kjo mjafton si hije mbi te. Padronët e Kushtetutës e të institucioneve na flasin për harmoni e respektim të tyre kur sot Shqipëria të gjitha i ka formale, vetëm në letër. Ju mendoni se jeni individë?! Jeni vetëm biologjikisht edhe ju jeni letra në dorën e Padishahut.
Madje vendi ynë i ka në letër edhe të vërtetat e dhimbshme. Mbi to mazhoranca përçartet e qesh.
Shqipëria po boshatiset më shumë se shifrat zyrtare që japin. Shqiptaret po i dëbon Qeveria socialiste, Kryeministri, Edi Rama, keqeverisja që kurrë nuk bëhet mirë qeverisje, po i debojnë ministrat e tij me barkun lastik e kokën shinik, drejtorët e tyre dhe të tijet, kryebashkiakët zabërhan që hedhin miliona euro në fushatë për ti shumëzuar nga rrëmbimi i parasë publike, po i dëbon drejtësia e vonuar me 125 mijë dosje, të cilat kërkojnë 25 vjet për tu gjykuar, drejtësia, krahinore e korporative e cila arreston liderin e Opozitës pa akuzë, pa provë pa hetim”, deklaroi Gjekmarkaj.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38