
Flash News
Video/ Kodrat e Dukatit përfshihen nga flakët, zjarri përhapet me shpejtësi mbi fshat
Tragjedi në Teksas: 59 të vdekur dhe 27 vajza ende të zhdukura pas përmbytjeve shkatërruese
VIDEO/ Zbardhet përleshja mes bandave në Greqi, 12 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
Gjekmarkaj-socialistëve: Mbijetesën tuaj e shpresoni tek asgjësimi i opozitës
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se ‘ne qeverisemi nga robotë që marrin pushtet për të vjedhur e vjedhin për të mbetur në pushtet’.
Gjekmarkaj thënë se sot lidershipi opozitar gjendet nen represion, duke shtuar se Sali Berisha në arrest pa asnjë akuzë, në kundërshtim me Kushtetutën.
Ndër të tjera deputeti demokrat iu drejtua mazhorancës duke shprehur se mbijetesën e tyre e shpresoni jo tek alternativa, por duke tentuar asgjësimin e opozitës. Po ai u zotua duke thënë se ‘ju siguroj se ringritja e saj është e pandalshme e bashkë me të fundi juaj politik’
“Të jesh i qeverisur sot në Shqiperi nga “Rilindja” dhe Edi Rama: Jozef Prudon mund të thoshte i bie , të jesh i vëzhguar nga patronazhimi, i inspektuar nga taksidaret militantë, i spiunuar, i kushtezuar , i perzgjedhur per tu goditur në enkroçat , i parkuar në qoshet e harreses, i indoktrinuar nga emisionet e darkes, lutes në zyra, prites në korridore, i kontrolluar në vullnete politike, i ekzekutuar në Sky , i peshuar me para si polic i lartë , i censuruar si intelektual, i komanduar si qytetar , nga qenie që nuk kanë as titull, as shkencë, as virtyt !
Keta quhen pushtetarë , ministra në shpine me kanistra, quhen kryebashkiakë e kaluara e të cileve shkelqen si kajmak, quhen zyrtarë që të bëjnë për të marrë, realitetin e bëjnë me barrë!
Karakteristikë kanë një tru që bindet, një bark që nuk nginjet, shetisin mbi makinë me xhama të zinj, zgerdhihen me buzeqeshje estetike , na sajdisin me hare propagandistike , me veprime të komanduara ,mendime të bllokuara!
Ne qeverisemi nga robot që marrin pushtet per të vjedhur e vjedhin per të mbetur në pushtet, pasurohen nepermjet sundimit e sundojnë duke u pasuruar!
Në luftë janë me zgjedhjet e lira e të ndershme, ndaj rrembimi dhe e pandershmja ështe misioni i tyre.
Një kamer e padukshme u prin. Aty artikulojnë Shqiperinë imagjinare,deshtimet e një grupi, bij të babezise, prind të egos pa cak, luftetare të paepur të pasurimit personal!
Gjuha e re , lepe peqe e lyer me vajin e korrupsionit shqiptohet me tingujt e axhit propit si në filmat e kinostudios !
Ajo synon shperlarjen e trurit shqiptar ! Sterkalkat e peshtymes bien mbi fytyren e një vëndi si virus mpirjeje.
Në fillim duke ndryshuar njëanshem Kushtetuten tani duke çuar reformen zgjedhore drejt deshtimit, duke mohuar në menyrë totalitare kualicionet parazgjedhore një atentat ndaj paqes sociale në sytë e gjithkujt po realizohet.
Historia e zgjedhjeve në Shqiperi u shnderrua në leksion regresi dhe provokimi. Sui generis , si transformohet vullneti elektoral.
Nga kjo foltore dua ti kujtoj faktorit nderkombetar në Tiranë, miqve dhe aleatëve të cilet u bënë kumbar të “marrëveshjes së 5 Qershorit 2020” e cila pak ditë më vonë në menyrën më të pabesë, u prish që të pengohej rrotacioni, duke i lënë ata me gisht në gojë pa justifikim e shpjegim se koha per të reflektuar eshte sot!
Ne qershorin e vitit 2020 ata lejuan, ose nuk e priten që Ujku të hungrojë me piskamë, të marrë mbi qafë jo vetem melçitë, por edhe zorret, organet e jashtqitjes me te cilat ndyu zgjedhjet e vitit 2021, duke nxjerre në fund një diferencë prej 37 mijë votash e cila prodhoi shumë mandate, dhe rreth 87 mije vota të pavlefshme!!
Kjo njollë nuk e bëri qeverinë e Edi Rames më demokratike, me bashkëpunuese, më të ndershme, me respektuese thjesht me agresive, me të perqendruar në korrupsion e skandale, më të strukturuar në manipulinin e votes, më të yshtur në shitblerjen e saj. Armike të çdo standarti, mike të çdo vesi!
Frika e ndeshkimit ju ka bërë të hazdisur në ndertimin e piramides se fajit. Si skllever te Keopsit vetem gurë të rinj shtoni mbi të.
Ndersa ata, dorëzanet faktori nderkombetar ne vend qe të shfaqej me reagues u ndie me i anashkaluar më i kompleksuar, më tolerant më hajdutin dhe më i ashper me viktimen.
Ata shpesh në keto vite kur kanë deshtuar ta bindin Kryeministrin të ndryshojë rrugë kanë insistuar të fusin opoziten në rrugen e tij.
Një sjellje kjo “ buona per l’Albania” por e papranueshme në vendet e tyre fanar demokracie e shprese neper ujdhesat e humanitetit.
Ju bej thirrje sot miqve dhe aleateve të ngrihen ne lartesine e nevojave qe Shqiperia ka duke i nderuar vendet që perfaqesojnë, të ngenë zërin dhe doren politike në mbrojtje të zgjedhjeve të lira e të ndershme, në mbrojtje të Opozites dhe të drejtave të saj!
Në fund ta bëjnë per Shqiperine per të cilen taksapaguesit e tyre kane paguar miliarda euro e dollare…!
Ta bëjnë në emer të misione paqeruajtese e stabilizuese qe dikur sollen per te shuar konfliket!
Ta bëjnë për Naton dhe BE -ne qe na ka dhënë iluzionin e aspirantit….!
Ta bëjnë per shqiptaret se perpjekjet e tyre ne histori për të mbetur pjese e Perendimit e meritojnë!
Miqtë nderkombetar në Tirane gjinden në një paradoks mes demokracise dhe stabilokracise dhe çudia është se ata e dinë mirë teorikisht se goditja e së pares shkallmon dhe të dyten.
Sot lidershipi opozitar gjindet nen represion. Sali Berisha në arrest pa asnjë akuzë në kundershti me Kushtetuten.
Atij i pengohet jeta politike si ndihme per Qeverine ne vit elektoral. Kjo ndihme do jetë fatkeqesia juaj.
Koleget socialist veç dy gjera mbllaçisin në ligjerimin e tyre , “non grata dhe ballkoni” a thua se kjo ju mbron nga skandalet, a thua se kjo ju bën me të ndershem , më pak të merzitshem, me pak hajdutë, më pak genjeshtarë, më shumë kurajozë, a thua se kjo është liçense per të vrarë pluralizmin dhe demokracinë, a thua se kjo ju heq tisin e banalitetit dhe mungeses se turpit qe ju karakterizon , a thua se kjo po i ndalon shqiptaret të ikin nga sytë , këmbet, a thua se kjo Republiken tonë të perdhunuar dhet ta ktheje në një Mbreteri të betonuar?!
Mbijetesen tuaj e shpresoni jo tek alternativa se prej shume stinesh nuk jeni më por duke tentuar asgjesimin e Opozites , duke provokuar popullin e saj.
Ju siguroj se ringritja e saj është e pandalshme e bashkë me të fundi juaj politik!
Miqtë nderkombetare shohin dhe degjojnë, ata e dinë se qeveria nuk mund ta zgjidhë problemin të cilin ajo vetë krijon çdo ditë! Koha për të folur është tani! The Time is Noë! Pastaj fjala u takon qytetarve të ketij vendi.
Në paradoks gjendet dhe Opozita e cila jeton dilemen e madhe per formen e rezistences se saj!
Per aq sa themi sot se në Shqiperi ka demokraci e themi se ka opozite dhe persa themi se në Shqiperi ka regjim e themi pikerisht per ketë Qeveri dhe Kryeminister , binom ky qe mendon se frika mund deshperimin , paraja guximin, kercenimi revolten, krimi voten e lire pa vënë në hesap se vendi i tyre, vendi yne dhe i imi i ngjan nje tenxhereje me presion gati të shpertheje.
Vertete euro bie duke vënë në pikpyetje stabilitetin ekonomik po kjo sdo të thotë se ka rënë deshira për të mbrojtur liritë e fituara me shumë mund.
Vertete kullat e parasë së droges ngrihet po mos vini bast së krenaria e shqiptarve është ulur apo asgjesuar!
Nuk ka një qeveri të dytë në Europe që e ka shnderruar Parlamentin në teater komedie!
Kryeministri iken çdo ligji dhe rregulloreje , çdo debati me opoziten!
Nuk ka një vend të dytë në Europe ku zgjedhjet shnderrohen në prelud tragjedie per demokracinë e cila është me afer autoritarizmit sesa vetë konceptit në momentin që flasim, kur dihet e duhet të shenonin persosjen e saj!
Nuk ka një tjeter vend në Europe ku drejtësia nuk heton krimin zgjedhor duke e perligjuar atë me dosjet e famshme që bënë bujë në shtypin botëror por jo në ndergjegjet profesionale të gjykatave tona.
Të jesh i qeverisur nga kjo pseudomazhorancë që pengon rrotacionin si qellim në vetvete , me instrumenta të pistë, me hile dhe korrupson do të thotë të jesh, në çdo operacion, ose në çdo aksion , në çdo lëvizje, i shënuar, i regjistruar, i rishikuar, i vulosur, i prerë, i cituar,i këshilluar, i ndaluar , i reformuar, i rregulluar, i korrigjuar, i persekutuar!
“Do të thotë, nën pretekstin e dobisë publike dhe në emër të interesit të përgjithshëm, të detyrohesh të kontribuosh, të stërvitesh që të zhvatesh, të shfrytëzohesh, të monopolizosh, të shtrydhesh, të mistifikohesh, të grabitesh; pastaj, me rezistencën më të vogël, në fjalën e parë të protestës, të gjindesh , i shtypur, i gjobitur, i sharë, i gjuajtur, i ngacmuar, i rrahur, i çarmatosur, i lidhur, i burgosur, i gjykuar, i dënuar, i dëbuar, i flijuar, i shitur, i tradhtuar dhe, si të mos mjaftonte, i tallur, i indinjuar, i çnderuar”.
Këtu është qeveria, ja drejtësia e saj, ja morali i saj në 12 vite ku i dhuruan Shqiperise vetem mjekrrat e tyre duke i rrembyer asaj gjithçka tjeter!
Por ketu është edhe Opozita, këtu është Partia Demokratike dhe mbeshtetesit e saj , ketu është shoqeria Shqiptare e cila do të perballet me ju duke lenë per një çast menjane kristianizmin dhe islamizmin duke shkuar thelle ne kohe ne gjeneze tek religjion hebraik, duke u kujtuar se jemi ketu per tu perballur dhemb per dhemb e sy per sy ne emer te vlerave më të mira që ky vend mbart , ne emer të vlerave europiane qe duam ti bejme tonat kunder çdo mishele te politikes me krimin, te krimit qe vjedh zgjedhjet per te mbajtur ne kembe nje qeveri qe po shuan Shqiperine!
Të fundit



Musk me parti politike, Nano: Reagim emocional pas konfliktit me Trump
6 Korrik 2025, 21:20
Teologu: Pas idesë së Ramës për shtetin bektashi në Shqipëri, fshihet Izraeli
6 Korrik 2025, 20:57
Krahason Parisin, Londrën, New York-un me Vlorën, retorika e Ramës pa standarde
6 Korrik 2025, 20:35
Mjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës
6 Korrik 2025, 20:07
Cila është marrëveshja e mundshme për pengjet në Gaza dhe armëpushimin
6 Korrik 2025, 19:47

Pse Ronaldo mungoi në varrimin e Diogo Jotas, sqaron motra e ikonës së futbollit
6 Korrik 2025, 18:59
Punësime masive në administratën maqedonase përpara zgjedhjeve
6 Korrik 2025, 18:37
Pas 6 ditësh në flakë e tym toksik, shuhet zjarri në landfillin e Elbasanit
6 Korrik 2025, 18:13

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner
6 Korrik 2025, 17:17
Kërcënimi me bombë në Kuvend, reagon Kurti: Luftë aktive hibride nga Serbia
6 Korrik 2025, 16:55

Pas përplasjes me Trump, Musk thotë se po formon një parti të re politike
6 Korrik 2025, 16:14
Turqia rrit ndikimin politik në Ballkanin Perëndimor
6 Korrik 2025, 15:48
Dalai Lama mbush 90 vjeç mes adhurimi global
6 Korrik 2025, 15:27
Taksë për beqarët apo për ata që nuk ikin
6 Korrik 2025, 15:04
Toka më larg Diellit, por vapa përvëluese! Pse ndodh kjo?
6 Korrik 2025, 14:51

Eksodi i të rinjve dhe karnavalet politike të Ramës!
6 Korrik 2025, 14:16

Vapa mbush spitalet! Fluks pacientësh në QSUT, çfarë këshillojnë mjekët
6 Korrik 2025, 13:26
Shqipëria në zjarr, Rama në det (VIDEO)
6 Korrik 2025, 13:04

Balluku po bëhet “Veliaj 2”
6 Korrik 2025, 12:16
Jepte para me fajde dhe kanoste njerëzit, arrestohet nënkomisari në Elbasan (EMRI)
6 Korrik 2025, 11:50
Satira e Gjekmarkajt: Kronika e Kuvendit nis mandatin e dytë! Çfarë vjen pas verës
6 Korrik 2025, 11:38
EMRI/ Drogë dhe armë pa leje, arrestohet i riu në Durrës, nën hetim bashkëpunëtori
6 Korrik 2025, 11:20

Pse nuk duhet të bëjmë dush me ujë të ftohtë gjatë valës së të nxehtit?
6 Korrik 2025, 10:39
Alarmi i zjarreve në vend, 6 vatra ende aktive, si paraqitet situata deri tani
6 Korrik 2025, 10:10
Vendi humb fuqinë punëtore, rënie dramatike e popullsisë në moshë pune
6 Korrik 2025, 09:55
Vietnami dhe SHBA nënshkruajnë një marrëveshje doganore
6 Korrik 2025, 09:39
I dënuar në Zvicër për trafik droge, arrestohet në Qafë Thanë maqedonasi (EMRI)
6 Korrik 2025, 09:24
Mbytet në pishinën e familjes 2 vjeçarja në Kosovë
6 Korrik 2025, 09:11
Shqipëria, si laborator i migracionit
6 Korrik 2025, 08:54
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë
6 Korrik 2025, 08:37
Këmbimi valutor 6 korrik, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja
6 Korrik 2025, 08:16
Temperaturat deri në 40 gradë! Parashikimi i motit për ditën e sotme
6 Korrik 2025, 08:00
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
6 Korrik 2025, 07:45
Kur 90 minuta zgjojnë dekada histori: Shqipëri – Serbi, përtej futbollit
5 Korrik 2025, 21:51
Jo vetëm trupin, noti ndihmon edhe trurin
5 Korrik 2025, 21:02
"Kujdes me ujin", Alimehmeti paralajmëron për rreziqet shëndetësore të verës
5 Korrik 2025, 20:39
PSG mund 2-0 Bayernin e Mynihut, shkon në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve
5 Korrik 2025, 20:19
Klaudia Pepa tregon amanetin e babait: Tha ‘bëhu nënë sa më shpejt’
5 Korrik 2025, 19:50
Përplasen dy automjete në aksin Elbasan-Peqin, lëndohen shoferët
5 Korrik 2025, 19:26

Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00
