Flash News

Ditari i Opozitës

Gjekmarkaj takim me ambasadoren zvicerane: Demokracia shqiptare po kalon ditë të vështira

Gjekmarkaj takim me ambasadoren zvicerane: Demokracia shqiptare po kalon

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka takuar sot ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjekmarkaj shkruan se në takim u diskutua mbi zhvillimet politike në vend, funksionimin e parlamentit dhe procesin zgjedhor të 11 majit.

“Takova Ambasadoren e Zvicrës në Tiranë, Shkëlqesinë e saj Ruth Huber, në cilësinë e Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Zvicra i ka dhënë Shqipërisë ndër vite, veçanërisht në forcimin e institucioneve demokratike dhe parlamentarizmit,” shkruan deputeti demokrat.
Ai tha se ka ndarë me ambasadoren shqetësimet lidhur me gjendjen e demokracisë në Shqipëri, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit si “farsë elektorale”.

“Vura në dukje pengmarrjen e lidershipit opozitar nga drejtësia gjatë një viti elektoral, që kulmoi me arrestimin e paligjshëm të liderit historik të opozitës, Sali Berisha, dhe të deputetëve si Ervin Salianji. Këto janë goditje të rënda për balancën demokratike në vend,” theksoi ai.
Në përfundim, Gjekmarkaj u bëri thirrje përfaqësuesve diplomatikë të vendeve perëndimore në Tiranë që të jenë “zë i së vërtetës” për situatën politike në vend dhe të mos qëndrojnë në heshtje përballë, siç tha ai, “deformimeve serioze të sistemit politik e parlamentar”.

Të fundit