Flash News

Ditari i Opozitës

Gjendja shëndetësore e Metës, Kryemadhi: Është i bardhë se nuk del në diell, por mendjen e ka snajper

Gjendja shëndetësore e Metës, Kryemadhi: Është i

Ish deputetja Monika Kryemadhi foli mbi gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta gjatë seancës së 27 prillit, ku u shpreh se përvecse pa gjumë dhe me mungesë të daljes në diell, ai u shfaq në formë fizike të mire, falë stërvitjes që nuk e ka ndaluar dhe në izolim.

I ftuar në News 24, Kryemadhi tha se nuk e kishte pare Metën që më 18 mars dhe në gjyq u shfaq “i pagjumë” dhe “i bardhë”, pasi nuk ekspozohet në diell, ndërsa ka humbur peshë të dukshme.

“Po të shohësh posturën e tij është më i drejtë se ç’ka qenë, por kostumi që ka pasur 56 duhet të ishte 52,” u shpreh Kryemadhi, duke shtuar se pavarësisht gjendjes fizike, ai mbetet i kthjellët dhe “snajper” në mënyrën e të shprehurit.

" Po të shohësh posturën e Ilir Metës është më i drejtë se ce ka patur. Kostumin e ka patur 56 duhet ta kishte 52, nga mendja dhe të shprehurit ishte snajper. Nga imazhi dukej i pagjumë, i bardhë, nuk del në diell dhe ky është një nga problemet qe ka, më kanë thënë dhe fëmijët, kur i ka thënë ish-gjyqtares Irena Gjoka, që  i thonte të bëhej gjyqi në orën 12 sepse ai kishte orën e ajrosjes.

Ndjenja e respektit tim si baba i fëmijëve të mi vazhdon, është gjyq politik, proces i inicuar ngs Yuri Kim dhe Altin Dumani.

Fëmijët shkojnë me motrën e Ilirit njëher në javë që cojnë ushqime, fëmijët e bëjnë me radhë. Është bërë rutinë, që presin gjithë ditën ta takojnë", tha Kryemadhi. 

Të fundit