Flash News

Ditari i Opozitës

Gjimnazisti denoncon mësuesit: Më bullizojnë për bindjet politike të djathta, të protestojmë më 7 korrik

Gjimnazisti denoncon mësuesit: Më bullizojnë për bindjet

Gjimnazisti Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi ka denoncuar mësuesit e tij për bullizëm politik në shkollë.

Në një deklaratë për shtyp nga selia e PD, i riu tha se është bërë disa herë subjekt i bullizmit politik nga mësuesit militantë, për shkak të bindjeve politike të djathta të tij dhe familjes.

Për këtë arsye, ai u ka bërë thirrje të gjithë bashkëmoshatarëve që të protestojmë më 7 korrik.

Deklarata e plotë:

Unë jam Erdi Jorgoni, 17 vjeç, nga Durrësi

Jam këtu sot në këtë Foltore për të thënë se do t’i bashkohem protestës së Frontit të Shpëtimit kombëtar më 7 korrik, por jo vetëm kaq.

Vij për të thënë se unë jam një i persekutuar politik. Edhe pse në moshë të re, edhe pse në vitin 2022, edhe pse në qytetin e Durrësit.

Në gjimnazin ku unë mësoj, për arsye të angazhimit dhe bindjeve politike të djathta, të mia dhe të familjes, jam bërë disa herë subjekt i bullizmit politik. Këtë e kanë bërë mësuesit e mi, ata që duhet të ishin mentorët tanë.

Kjo vjen për një arsye: më shumë se arsimtarë ata janë militantë partiakë. Kjo ka çuar në politizim të shkollës, në mediokritet të stafeve pedagogjike dhe në korrupsion të notës. I ftoj të rinjtë durrsakë, dhe nga gjithë Shqipëria, t’i bashkohen protestës së 7 korrikut. Kur rrezikohet liria e bindjes dhe e shprehjes rrezikohemi të gjithë.

Rrezikohet Shqipëria.

Të fundit