Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gjimnazisti i ankohet Bashës: Po na vënë në rrezik nga Covid-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë bashkëbisedimit me gjimnazistët, ndër të tjera diskutoi edhe për situatën pandemike në vend.
Njëri prej gjimnazistëve tha i shqetësuar se “Kam vënë re se nuk njoftohemi, duke na vënë në rrezik ne, familjarët tanë dhe gjithashtu duke u kthyer në vatër infeksioni”.
Këtu, Basha përmendi planin me 5 pika ku siç tha ai, njëra prej të cilave kishte të bënte me dezinfektimin periodik të ambienteve shkollore për të reduktuar rrezikun.
Samuel Basha: Zoti Basha përshëndetje, unë quhem Samuel Basha. Jam maturant në gjimnazin “Petro Nini Luarasi” dhe doja të shtoja diçka në lidhje me problemin e COVID-it nëpër shkolla. Kam vënë re se nuk njoftohemi, duke na vënë në rrezik ne, familjarët tonë dhe gjithashtu duke u kthyer në vatër infeksioni.
Lulzim Basha: Është një problem i përsëritur. E dëgjoj kudo. Dhe padyshim një nga gjërat e para që duheshin marrë, masat e para që duheshin marrë, duhet të ishte siguria shkollave. Ndoshta e mbani mend më 29 shtator, kur ne shpalosëm një plan me 5 hapa kundër krizës dhe hapi i dytë pas shëndetësisë që kishte të bënte me spitalet dhe me të sëmurët, kishte të bënte me arsimin. Që shkollat tona t’i bënim të sigurta. Dhe propozuam disa hapa. Hapi i parë: Testimin masiv dhe pastaj periodik të mësuesve.
Hapi i dytë, subvencionimin e plotë dhe mbikëqyrjen e dezinfektimit periodik të ambienteve shkollore. Hapi i tretë, vaksinimi masiv për gripin sezonal që të mos i mbivendosej komplikacioneve që sjell pastaj infektimi me koronavirus. Dhe po kështu pajisja me ato mjetet mbrojtëse që nga dezinfektanti, tek maskat sepse shumica dërrmuese e familjeve shqiptare e kanë të vështirë, shumë prej tyre të pamundur t’i sigurojnë ato. Me marrjen e këtyre masave, sigurisht nuk do ta eleminonim tërësisht rrezikun, por jam i bindur që do të reduktojë në mënyrë të ndjeshme. Asnjë prej këtyre masave nuk u mor dhe s’ka si të merret nga një qeveri që prej 7 vite në pushtet nuk ka siguruar as ujë të rrjedhshëm. Në 70% të shkollave të Shqipërisë nuk ka ujë të rrjedhshëm ku hapi i parë kundër pandemisë, por hapi i parë edhe për higjenën personale, është larja e duarve edhe pa pandeminë. Megjithatë dua t’ju them se këto dështime dhe pastaj përgjigjet pa plan, kaotike siç ishte ajo e kalimit nga regjimi normal mësimor në rregjimin e pjesshëm, që ndodhi brenda 24 orëve, kur 24 orë më parë kryeministri tha nuk ka problem, shkollat kështu siç janë, pas 24 orësh del ministria vetë dhe tha jo duhet mbyllur dhe duhet filluar pjesërisht, këto do të marrin fund. E vetmja gjë, e vetmja diferencë midis situatës ku jemi sot dhe situatës që mund të kishim, në qoftë se do të ishin marrë këto masa, është një qeveri e përgjegjshme.
Nuk ka nevojë të shpikim rrotën. Mjafton që të financonim këto hapa që ju përmenda, mjafton që të merrnin masat për higjenën minimale në shkolla, mjafton që jo në 7 vite por edhe brenda 1 viti e gjysmë, 2 vitesh në qoftë se qeveria ka vullnet, uji i rrjedhshëm në çdo shkollë duhet të jetë realitet edhe në shkollat më të largëta të vendit dhe mbi të gjitha duhet me çdo kusht që nxënësit, mësuesit, prindërit të kenë mundësinë të planifikojnë pak më përpara. Për këtë duhet që i pari i shtëpisë , i pari i shtetit, qeveria, kryeministri ta bëjë këtë plan përpara. Njëherë tërmeti, tani pandemia një gjeneratë e tërë që po humb një vit shkollor, është e paprecedentë dhe kjo sjell pasoja të mëdha. Këto janë problemet. Ne sigurisht atë plan që i vumë në dispozicion qeverisë, jemi të gatshëm ta nisim ta zbatojmë prej ditës sonë te parë të marrjes së përgjegjësive të qeverisjes së vendit. Është plotësisht e përballueshme në qoftë se prioriteti jeni ju dhe për mua ju jeni prioriteti. Ju te dhjetë këtu dhe jo 10 oligarkët dhe qindra e mijëra të tjerë si ju, të jeni të sigurt që do të marrim të gjitha masat që të paktën standardet që sigurojnë vendet e tjera të rajonit për sa i përket arsimit parauniversitar, por edhe atij universitar, t’u garantohen edhe të rejave edhe të rinjve shqiptarë.
Duke u ndalur tek problematikat e arsimit, kreu i opozitës tha se garancia për një nivel të mirë studentësh është cilësia e arsimit parauniversitar.
“Nuk mund të pretendojmë ne të kemi studentë të niveleve të larta në qoftë se nuk garantojmë cilësinë e arsimit para universitar, gjimnazet, shkollat nëntë vjeçare, që nga klasa e parë. Aty fillon të mbillet fara e cilësisë aty fillon të induktohet talentim. Tani ne jemi racë e zgjuar, e fortë, mbijetuese dhe askush nuk e tregon këtë më mirë se sa rinia shqiptare me gjithë këto deprivime të tuajat të familjeve tuaja. Kur ju shoh, kur ju dëgjoj nuk ju mungon asgjë krahasuar me rininë europiane. Detyra e vetme e qeverisë është të garantojë që sistemi arsimor të funksionojë normalisht. Prindërit tuaj i bëjnë detyrat tuaja, heqin bukën nga goja kur i thonë për arsimin. Shqiptarët heqin bukën nga goja për arsimin e fëmijëve të tyre, ju bëni detyrat tuaja, ia shpërbleni me punë familjeve tuaja, me përkushtim, me rezultate më të mira të mundshme edhe si gjimnazist edhe si studentë. Pra, prindërit e bëjnë detyrën e tyre, fëmijët e bëjnë detyrën e tyre, vetëm njëri s’po e bën detyrën, shteti, qeveria, kryeministri, dhe për të mbuluar dështimin gjen lloj lloj fajtorësh imagjinarë e lloj lloj justifikimesh. Shtatë vite dështime për të përmbushur premtimet e veta për një arsimim cilësor europian. Shtatë vite premtime të pambajtura për të financuar arsimin të paktën në nivelet e mesatares së rajonit. Jemi në nivelin më të ulët të financimit në çdo fushë”, tha Basha.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38