Flash News

Ditari i Opozitës

Gjimnazisti i kërkon ‘llogari’ Ramës, Meta nxjerr videon: Ja si i del boja fasadës së “Rilindjes" në Arsim

Gjimnazisti i kërkon ‘llogari’ Ramës, Meta nxjerr videon:

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka nxjerrë një video nga takimi i kreut të qeverisë Edi Rama me të rinjtë në Ersekë.

Një prej gjimnazistëve i rendit Ramës problematikat e shkollës si mungesa e një laboratori apo palestre të mirëfilltë dhe më pas i kërkon të tregojë se çfarë plani ka qeveria për të ndalur largimin e të rinjve.

“Ja si i del boja fasadës së investimeve të "Rilindjes" në Arsim përmes të vërtetave të thëna hapur nga ky nxënës kurajoz në Ersekë, të cilin censura nuk mundi ta ndalonte dot”, shkruan Meta krahas videos.

Më tej shton se qeveria Rama e ka politizuar dhe braktisur arsimin.

“Braktisja e Arsimit tregohet qartasi me mosmbështetjen buxhetore për arsimin, me investimet gjysmake, e tregon shpërfillja për mësuesit, pedagogët dhe për kërkimin shkencor. Bëhen ndërtesa për t'u dhënë tendera klientëve të Rilindjes, por nuk ka laboratorë, palestra, banka dhe mjete mësimore bashkëkohore”, shton kreu i PL-së.

Të fundit