Flash News

Ditari i Opozitës

“Gjinushi një matrapaz”, Berisha: I shiti partinë Tom Doshit dhe Ramës që të drejtonte Akademinë e Shkencave

“Gjinushi një matrapaz”, Berisha: I shiti partinë Tom

Në 50 vjetorin e krijimit, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se Akademia e Shkencave ka shënuar regres.

Ai evidentoi se në të kaluarën ky institucion drejtohej nga figura të rëndësishme, ndërsa hodhi akuza ndaj kryetarit aktual, Skënder Gjinushit.

Sipas kryedemokratit, Gjinushi i shiti partinë Tom Doshit dhe Edi Ramës që të drejtonte Akademinë e Shkencave.

“Sot Akademia kremton 50-vjetorin me një regres të madh. Nëse më parëkishte në krye një historian të nderuar si Aleks Buda, sot ka një matrapaz, një ish-ministër të diktaturës, që uzurpoi postin e kreut të akademisë duke ia shitur partinë e tij Tom Doshit.

Skënder Gjinushi, ish-kryetar i Partisë Socialdemokrate, i shiti partinë Edi Ramës për Tom Doshin në shkëmbim të kryetarit të Akademisë. Histori më të turpshme nuk ka në botë.

Ai që mori atë post në dhunim flagrant të Kushtetutës, e cila përcakton se kryetari i Akademisë emërohet nga Presidenti i Republikës. Por për pazarxhinjtë Rama-Gjjinushi, Kushtetuta nuk vlen një lekë”, tha Berisha.

Të fundit