Flash News

Ditari i Opozitës

“Gjithnjë e më pak deputetë në mbledhjet tuaja”, si përgjigjet Alibeaj

“Gjithnjë e më pak deputetë në mbledhjet tuaja”,

Enkelejd Alibeaj ka folur pas mbledhjes së thirrur me një pjesë të deputetëve të PD-së në selinë blu, lidhur me reformën territoriale, pasi nesër mblidhet për herë të parë Komisioni i Posaçëm ku opozita dhe maxhoranca.        

Pasi konsideroi reformën territoriale si dështim territorial ai shtoi se në qendër të kësaj reforme duhet të jetë individi. Po ashtu, ai u pyet nga gazetarët se si e komenton faktin që shihen gjithnjë e më pak deputetë nëpër mbledhjet e thirrura prej tij.

Ai u përgjigj se një pjesë e deputetëve janë prezent online për shkak të angazhimeve të tyre.

Mbledhjet e deputetëve janë me dyer të hapura secili ka të drejtë të marrë pjesë, një pjesë e deputetëve për shkak të impenjimeve kanë qenë edhe kontakt online. Kontakti ynë është i përditshëm me gjithë deputetët. Komisioni ka 9 anëtarë nga të cilët 6 anëtarë ka PD.

Janë përfshirë ata që kanë ekspertizë të të thellë. Eksperienca dhe dëshira janë ndër grupet më të mira të përfshirë në këtë komision. Reformën territoriale e kërkojnë shqiptarët”, u shpreh Alibeaj.

 

  

Të fundit