Flash News

Ditari i Opozitës

GjK pezulloi dekretin e Begajt, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë

GjK pezulloi dekretin e Begajt, reagon Florjan Binaj: Kurdo që të

Vjen reagimi i Florjan Binajt, kandidati i mbështetur nga opozita në garën në Bashkinë Tiranë pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur sot të pezullojë përkohësisht dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, i cili parashikonte zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme në Bashkinë e Tiranës në 9 nëntor. 

Në një reagim në rrjetet sociale, Binaj thekson se kurdo që të caktohet dita e votimit, ai do të marrë pjesë.

“Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim.

Deri atëhere ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe duhet të punojë vetëm për qytetarët. Partia më e rëndësishme, partia më e fuqishme në botë është partia e qytetarëve”, shkruan Binaj.

Të fundit