Flash News

Ditari i Opozitës

GJK shqyrton ankimimin, Berisha: Vendimi pas presioneve të Ramës, duhet seancë publike

GJK shqyrton ankimimin, Berisha: Vendimi pas presioneve të Ramës,

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese kaloi për shqyrtim ankimimin e qeverisë për çështjen Balluku.

Nga selia blu, Berisha deklaroi se Kushtetuesja u gjend përballë presioneve, ndërsa i bëri thirrje gjyqtarëve të parashikojnë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje.

Kryedemokrati i bëri thirrje gjyqtarëve të denoncojnë çdo lloj ndërhyrje të pushtetit.

“Duke mos komentuar më tej, në këtë çështje, i bëj thirrje Gjykatës Kushtetuese të parashikojë seancë publike në gjykimin e kësaj çështje pasi është çështja më e nxirë në historinë e jurisprudencës evropiane dhe botërore.

Kurrë ndonjëherë, një kryetar qeverie, një kryeministër, shef ekzekutivi, president qoftë ai, nuk ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese për të mbrojtur masat që gjykatat e tjera kanë marrë për vjedhje klamoroze të dokumentuara në të gjitha aspektet.

I kërkoj parlamentit të bëjë të gjitha demarshet që Gjykata Kushtetuese të zhvillojë seancë plenare të hapur për publikun, në të cilën shqiptarët të shohin me sytë e tyre, të dëgjojnë me veshët e tyre se si Edi Rama ka zëvendësuar institucionin e dorëheqjes dhe shkarkimit me institucionin e vjedhjes qeveritare.

U bëj thirrje gjykatësve të denoncojnë në format që i gjykojnë të përshtatshme çdo lloj ndërhyrje në punën dhe veprimtarinë e tyre dhe të hedhin në kosh mashtrimet dyditore të Edi Ramës, duke cituar Komisionin e Venecias për gjëra që ai nuk i ka thënë kurrë, nuk i ka shkruar kurrë”, deklaroi Berisha.

Të fundit