Flash News

Ditari i Opozitës

GJK riktheu në detyrë Ballukun, Berisha: Vendimi doli nga zyrat e Ramës, mbyll çdo shteg për luftën ndaj korrupsionit

GJK riktheu në detyrë Ballukun, Berisha: Vendimi doli nga zyrat e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të rikthyer në detyrë Belinda Ballukun, doli nga zyrat e Edi Ramës.

Berisha tha se Rama mbrojti paratë e vjedhura nga Balluku duke hequr çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin. Lideri i opozitës e cilësoi një goditje të rëndë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës, dhe i firmosur nga gjykatës të paritur dhe të papërgjegjshëm, mbyll çdo shteg, çdo rrugë, çdo mundësi për luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen me ligj të pasurive publike dhe të taksave të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama kreu aktin më të pashembullt në historinë e një shteti për të mbrojtur paratë e vjedhura dhe të ndara së bashku me Lubi Ballukun në tunelin e Llogarasë, dhe jo vetëm. Çdo përpjekje për të luftuar korrupsionin nga persona me imunitet, bëhet zero.

Kurrë Shqipëria në ekzistencën e saj nuk ka marrë një goditje kaq të rëndë në mbrojtjen e vjedhjes së qytetarëve shqiptarë, kurrë.

Që nga themelimi i shtetit shqiptar gjer sot, vendimi i dalë nga zyrat e Edi Ramës dhe i certifikuar nga gjykatës të papërgjegjshëm dhe të paritur të Gjykatës Kushtetuese, rrëzon përfundimisht shtetin ligjor dhe garanton vjedhjen e hapur dhe publike të parave dhe pasurive të qytetarëve shqiptarë, shndërrimin e kësaj vjedhje, të këtyre shumave në vota dhe të votës në krim”, tha Berisha.

 

Të fundit