Flash News

Ditari i Opozitës

GjK rrëzoi kërkesën për ndërtimet pa leje, Bardhi: Nuk i rezistoi dot presionit të Ramës

GjK rrëzoi kërkesën për ndërtimet pa leje, Bardhi: Nuk

Vjen reagimi i parë nga opozita pasi Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për ndërtimet pa leje.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se vendimi i sotëm ishte i pritshëm.

Sipas tij, për këtë vendim Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij!

“Asnjë surprizë! Vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese e ka shpallur Edi Rama më 15.12.2022, ku kërkoi nga GJK të mos lajthisë dhe e sfidoi hapur duke paralajmëruar moszbatimin e çdo vendimi të ndryshëm.

Për fat të keq Gjykata Kushtetuese nuk i rezistoi dot presionit dhe shantazhit të Kryeministrit dhe oligarkëve të tij! VKM-ja që legalizon ndërtimet pa leje të oligarkëve është thelbi i qeverisjes së Edi Ramës: Burg për qytetarët e thjeshtë, amnisti dhe legalizim për oligarkët”, shkruan Bardhi.

 

Të fundit