Flash News

Ditari i Opozitës

GJK rrëzoi Kuvendin, Bardhi: PS shkel hapur Kushtetutën, imponon vendime pa debat

GJK rrëzoi Kuvendin, Bardhi: PS shkel hapur Kushtetutën, imponon

Gjykata Kushtetuese rrëzoi një ditë më parë ndryshimet e Rregullores së Kuvendit të miratuara nga mazhoranca, për komisionet parlamentare.

Në një reagim, kreu i grupit të PD Gazment Bardhi shkruan se Kuvendi është kthyer në një strukturë partiake që shpërfill bashkejetës.

Deputeti, teksa i referohet KE-së për kushtëzimin mbi ndryshimet në rregullore, shprehet se bashkëpunimi parlamentar është zhbërë dhe se mazhoranca e injoroi vendimin e GJK, ende pa u shpallur.

“Organi më i lartë kushtetues në vend po sillet si një strukturë njëpartiake, që shpërfill rregullat e bashkëjetesës mes forcave politike dhe imponon vendime pa debat të mirëfilltë, thjesht me forcën e kartonit. Ky nuk është parlamentarizëm. Ky është banditizëm.

Të gjithë mbajmë mend se si në vitin 2012, Komisioni Europian kushtëzoi dhënien e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, me ndryshimet konsensuale në Rregulloren e Kuvendit. Sot, përkundrazi, bashkëpunimi parlamentar është zhbërë, rregullat shpërfillen, Kushtetuta shkelet hapur dhe dialogu është zëvendësuar nga imponimi brutal i vullnetit të shumicës. Madje, maxhoranca, ende pa u shpallur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, deklaron hapur se do ta injorojë atë dhe do të miratojë sërish të njëjtin akt, pa asnjë diskutim.

Shqipëria europiane nuk ndërtohet me institucione kushtetuese njëpartiake, por me institucione të pavarura dhe me integritet. Heshtja përballë cënimit të parlamentarizmit dhe kompromisi me antiligjin nuk prodhojnë stabilitet europian, prodhojnë probleme që sot i vuajnë shqiptarët, por nesër do të peshojnë mbi vetë Bashkimin Europian”, shkruan Bardhi në reagimin e tij.

Të fundit