Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO autorizon SPAK, Kaso: Zbërthimi i pajisjeve elektronike në dosjen Balluku do sjellë surpriza

GJKKO autorizon SPAK, Kaso: Zbërthimi i pajisjeve elektronike në

GJKKO i hapi rrugë SPAK-ut për të zbërthyer pajisjet elektronike të sekuestruara në kuadër të hetimeve për dosjen “Balluku”.

I ftuar në News24, deputeti demokrat Ivi Kaso tha se me analizën që pritet t’iu bëhet pajisjeve, do të shohim çudira dhe surpriza nga detajet që pritet të dalin në dritë.

“Nëse komunikimet rezultojnë të ngjashme me ato mes Ballukut dhe Evis Berberi, mund të dalin në dritë të tjera çështje surprizuese, të cilat do të bëhen publike. Në hetime të tilla, me shumë persona, ka pengesa procedurale. Çdo individ të cilit i është sekuestruar pajisja duhet të dëgjohet në gjykatë. Kjo ka sjellë zvarritje të procesit”, tha Kaso.

Të fundit