Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO caktoi "detyrim paraqitjeje" për Berishën, Gjekmarkaj: Vendim absurd i Gjykatës, sulm politik

GJKKO caktoi  "detyrim paraqitjeje" për Berishën,

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën “detyrim paraqitjeje” ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Gjekmarkaj e ka quajtur këtë vendim një akt absurd dhe një përpjekje të hapur për të ndihmuar mazhorancën në prag të zgjedhjeve të ardhshme

Reagimi

Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme!

Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!

Të fundit