Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO gjobit Ervin Salianjin për fyerje ndaj Evi Kokalarit

GJKKO gjobit Ervin Salianjin për fyerje ndaj Evi Kokalarit

GJKKO vendosi masë administrative gjobë prej 50 mijë lekësh për deputetin demokrat Ervin Salianji për fyerje ndaj aktivistes Evi Kokalari.

Salianji është gjobitur me 50 mijë lekë për fyerjen ndaj Kokalarit. Deputeti tha në një deklaratë të tij se bashkëshorti i aktivistes ka qenë pjesë e organizatës “Agimi i Artë” dhe se vetë Kokalari ishte një e papunë.

“Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

Kokalari reagoi duke njoftuar padinë që do të dorëzonte në gjykatë ndaj Salianjit për shpifje. Aktivistja sqaroi se bashkëshorti i saj nuk ka qenë asnjëherë i përfshirë në atë që quhet “lobi grek” dhe se personalisht ka një biznes për të cilin punon prej 20 vitesh.

“Dua të sqaroj se familja ime nuk ka mbajtur kurrë mbiemrin Hoxha, por është njohur gjithnjë me mbiemrin Kokalari. Im shoq ka qënë vetëm dy herë në Greqi dhe s’ka qënë kurrë pjesë e politikës as në Greqi & as në Amerike, jo më të jetë pjesë e ‘Agimit të Artë’ apo lobit Grek. Dhe unë nuk jam e papunë. Madje punoj orë të gjata që të merrem me bisnesin tim privat qe kam punuar 20 vjet për ta sjellë aty ku është dhe të kem kohë të merrem me politikë si në Amerikë, ashtu dhe në Shqipëri”, sqaroi Kokalari.

Të fundit