Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për Asllan Dogjanin

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për Asllan Dogjanin

GJKKO kthehu sot për herë të dytë në SPAK dosjen për Asllan Dogjani, duke kërkuar plotësim të hetimeve.

Dogjani u akuzua nga SPAK për mosdeklarim pasurie lidhur me një apartament rreth 100 metër katrorë. Vetë Dogjani thotë se e ka fituar si rezultat i këshillimit juridik.

Sipas organit të akuzës, Dogjani e bleu apartamentin rreth 126 mijë euro, vlerë të cilën e pagoi cash.

Dogjani është shprehur më herët se kallëzimi ndaj tij është bërë nga ndërtuesi Ilrijan Çelaj, të cilin ai e quan 'zaptues' pasi më parë e ka paditur për grabitjen e hapësirës publike para pallatit ku banon duke e kthyer në parkim me pagesë.

Të fundit