Ditari i Opozitës

GJKKO konfiskon pasurinë e deputetit demokrat, Kasëm Mahmutaj

GJKKO konfiskon pasurinë e deputetit demokrat, Kasëm Mahmutaj

Gjykata e Posaçme ka konfiskuar pasurinë e deputeti demokrat Kasëm Mahmutaj si të pajustifikuara.

Konfiskimi është bërë pas një hetimi pasuror të SPAK  mbi pasuritë e vëllait të deputetit, Gazmend Mahmutaj, i dënuar gjatë vitit 1993 për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.

Sipas vendimit të shpallur numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Nga pasuria e deputetit me urdhër të gjykatës kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet.

Megjithëse të tre vëllezërit i kanë deklaruar si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se nuk justifikohen dhe ka dyshime që burojnë nga krimi për faktin se Gazmend Mahmutaj rezulton i dënuar.

Të fundit