Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO la në fuqi masën e arrestit, reagon Meta: Drejtësia me regji faktoi gënjeshtrat e prokurorëve

GJKKO la në fuqi masën e arrestit, reagon Meta: Drejtësia me

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së për të lënë në fuqi vendimin e arrestit me burg për të.

Në nje reagim në Facebook, Meta shkruan se vendimi faktoi gënjshtrat e prokurorëve për të manipuluar dhe për të zgjatur paraurgimin e tij. Ai shprehet aspak i surprizuar nga ajo që e quan “drejtësi me regji”.

“Asnjë çudi nga drejtësia me regji. Sot gjykata ju shmang gjykimit të ankesës të avokatëve të mi kundër vendimit për vazhdimin e paraburgimit për të mos marrë përgjegjësi.

U provuan qartë dhe me fakte gënjeshtrat e prokurorëve për të manipuluar gjykatën për të zgjatur në mënyrë tërësisht të paligjshme paraburgimin tim. Për më shumë komunikojmë nesër”, shkroi Meta në Facebook.

Gjykata vendosi mospranimin e ankimit të paraqitur nga Ilir Meta, përmes avokatit të tij Gylsen Zhllima, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Ilir Meta u hetua nga SPAK për tre çështje: CEZ-DIA, lobimi i LSI-së në SHBA dhe hetimi pasuror. Dosja e tij është dërguar për gjykim, ndërsa Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

Meta u arrestua më 21 tetor të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Të fundit