Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokatët braktisin seancën

GJKKO lë në burg Ilir Metën, avokatët braktisin seancën

Gjyqtari i posaçëm Erjon Çela ka vendosur të mos ndryshojë masën e sigurisë ndaj Ilir Metës, duke e lënë në fuqi “arrestin në burg”.

Meta do të vijojë të qëndrojë në paraburgim dhe pse hetimi ndaj tij është mbyllur dhe dosja ka kaluar për gjykim. Ndërkohë bëhet me dije se avokatët e Metës kanë braktisur seancën, pasi sipas tyre vendimi i togave të zeza ishte i parapërcaktuar.

Më 4 gusht, SPAK i komunikoi zyrtarisht Ilir Metës mbylljen e hetimeve dhe kalimin e dosjes në gjykatë. Ai akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie, për çështjet që kanë të bëjnë me dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ai u arrestua më 21 Tetor 2024 dhe që prej atij momenti qëndron në paraburgim me masë “arresti në burg”.

Të fundit