Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO liroi nga "arresti shtëpiak" Berishën, Lela: Lideri i PD po kthehet në vendin që i takon

GJKKO liroi nga "arresti shtëpiak" Berishën, Lela: Lideri i
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur sot të lirojë nga masa e sigurisë “arrest në shtëpi” ish-kryeministrin dhe liderin aktual të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të PD, Alfred Lela, ka reaguar mbi këtë zhvillim përmes një lidhjeje Skype për News 24. Sipas Lelës, në rastin Berisha është shkelur Kushtetuta dhe vendimi i sotëm tregon kthimin e liderit të PD në vendin që i takon.

“Ky ishte një proces i padrejtë që ka prekur themelet kushtetuese të vendit. Sali Berisha po kthehet atje ku e do drejtësia dhe demokracia”, tha Lela.

Në intervistën e tij, Lela foli gjithashtu për çështjen e Jamarbër Malltezit, duke e cilësuar si një tjetër shembull të padrejtësisë. Ai tha se Malltezi është dënuar dy herë si “kulak” për faktin se mori tokën që i përkiste gjyshërve të tij, e cila ishte sekuestruar nga regjimi komunist.

Më tej, zyrtari i PD theksoi se opozita mbetet e vendosur në kërkesën për krijimin e një qeverie teknike, duke e cilësuar këtë një hap të domosdoshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Të fundit