Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO liron Berishën, Gjokutaj: Nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij

GJKKO liron Berishën, Gjokutaj: Nuk ka asnjë masë sigurie ndaj

Avokati Genc Gjokutaj ka konfirmuar se GJKKO ka hequr masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.

Gjokutaj tha për mediat ndaj Berishës nuk ka asnjë masë sigurie.

“Sot gjykata revokoi masën e arrestit të shtëpisë, si një masë që nuk ka as kushte as kritere për caktimin e saj, dhe nga sot Sali Berisha është lirë dhe nuk ka asnjë masë sigurie ndaj tij.

Unë nuk mund të relatoj dosjen ju, por gjykata konstatoj se për Sali Berishën nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë lloj mase sigurie.

Prokuroria kërkoi që të qëndronte në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë, që kur kemi depozituar kërkesën.

Këto kërkesa për revokim mase shqyrtohen brenda 5 ditëve dhe gjyqtarja caktoi dhe seancën”, tha Gjokutaj.

Të fundit