Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Salianji: Kryeministri të japë dorëheqjen

GJKKO pezulloi nga detyra Ballukun, Salianji: Kryeministri të japë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pezulluar nga posti i zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Ballukun.

Salianji shprehet se goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, por sipas tij, janë provë e qartë se qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Ish-deputeti shprehet se Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira dhe me standarde evropiane.

Reagimi i Salianjit:

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!

Shqipëria ka nevojë urgjente për një qeveri tranzitore që të garantojë brenda pak kohësh zgjedhje të lira , të ndershme dhe me standarde evropiane.

Korrupsioni galopant, abuzimet e përditshme dhe kapja e institucioneve kanë çuar në rrënimin e shtetit. Goditjet e fundit nga drejtësia ndaj njerëzve më të fuqishëm të pushtetit nuk janë surprizë për askënd, janë provë e qartë e asaj që kemi thënë prej vitesh, qeveria është kalbëzuar në çdo qelizë.

Edi Rama është shndërruar në pengesën kryesore të Shqipërisë, në simbolin e një sistemi të korruptuar që prodhon padrejtësi, pabarazi dhe varfëri.

Ai është sot e keqja e Shqipërisë.

Koha për ndryshim ka ardhur dhe hapi i parë është dorëheqja e Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që i kthen vendit besimin dhe demokracinë!

Të fundit