Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës, Gjokutaj: Po sillet si parti politike

GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës, Gjokutaj: Po sillet si

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe Jamarbër Malltezit, duke i lënë sërish në “arrest shtëpie”.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha në një dalje për mediat se janë konstatuar shkelje të gjykatave dhe se këtë betejë do ta fitojnë. Gjokutaj theksoi se SPAK po sillet si një parti politike.

“Të njëjtat fakte, kishte një shtesë për ndërtimet që kishin apo jo mbrojtje nga zjarri. U shty sepse janë shumë fashikuj që duhet t’i prezantojnë. Është i njëjti tekst, ky është një skandal më vete ndërsa lideri i opozitës vijon në arrest në shtëpi, pa u kryer hetimi. Ne kemi dokumentuar shkeljet skandaloze të këtyre gjykatave, janë humbur disa beteja, por nuk është humbur lufta. Këtë luftë ne do ta fitojmë, nuk e di se kur. Në gjyq është dyluftim. SPAK po sillet si një parti politike, po ndjekim rrugën ligjore, si i vetmi mjet i sigurt, për të na dërguar te e drejta. Këta bëjnë sikur s’dëgjojnë, por në fund do ta marrin përgjigjen”, tha Gjokutaj.

Të fundit