Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO thirri Edi Ramën si dëshmitar, Berisha: Do jetë përballja e shekullit

GJKKO thirri Edi Ramën si dëshmitar, Berisha: Do jetë

Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot nga SPAK zhvillimet e fundit gjyqësore që e përfshijnë atë dhe përballjet me Edi Ramën dhe zyrtarë të tjerë.

Ai hodhi poshtë akuzat ndaj tij për favorizim përmes vendimeve qeveritare, duke i cilësuar ato si shpifje dhe mashtrime.

"Edi Rama, pasi i ka dhënë të gjitha lejet, pasi ka filluar ndërtimi nga viti 2010, s’mbaj mend tani kurrë, ka marrë vesh se njëri nga pronarët është Jamarbër Malltezi, dhe ka nisur policinë e vet për ta bllokuar në gropë dhe ka bllokuar gropën.

Pronarët, ndërtuesit, kanë shkuar në gjykatë. Vendimi ishte i marrë, nuk mund të anulohej, dhe kanë vendosur heqjen e bllokimit. Edhe me kaq Edi Rama nuk e ka zbatuar. Ka vazhduar ta bllokojë. Atëherë me vendim të prerë të Gjykatës së Apelit, Edi Rama është gjobitur 320.000 euro, dhe i ka paguar. I ka paguar 320.000 euro. Dhe para tre vitesh Gjykata e Apelit ka konstatuar se Edi Rama ka kryer vepër penale. Ka kryer vepër penale.

Por ka deklaruar se është parashkruar kjo, i ka kaluar afati i dënimit. Pra është delinkuent.

Tani, a do ballafaqohet ai me mua, nuk ka ku të shkojë. Sepse paraqitja në gjykatë si dëshmitar është absolutisht i detyrueshëm dhe shih kodin çfarë thotë. Natyrisht, ai do përpiqet dhe ka filluar që tani ka krijuar një këshill aty në, ka krijuar një këshill mashtruesish në Kryeministri se si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot dhe ajo do jetë, do jetë përballja e shekullit. Aty do t’u tregoj shqiptarëve…", u shpreh Berisha. 

Të fundit