Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO vendosi "detyrim paraqitjeje", Paloka: Berishës i kufizohet liria pa prova, ndërsa Veliaj bredh i lirë

GJKKO vendosi "detyrim paraqitjeje", Paloka: Berishës i kufizohet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka reaguar ashpër pas vendimit të Apelit të Posaçëm që caktoi masën “detyrim paraqitjeje” për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Paloka e ka cilësuar këtë vendim si të padrejtë dhe të pabazuar, duke theksuar se Berishës i kufizohen liritë dhe të drejtat pa asnjë provë kundër tij.

Në kontrast, Paloka akuzon kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për katër vepra penale të vërtetuara sipas tij, duke shtuar se ai vijon të lëvizë i lirë pa asnjë masë ligjore ndaj tij.

“Velina e bashkisë, me katër vepra penale të vërtetuara (sipas prokurorit), bredh i lirë dhe bën ç’të dojë. Ndërkohë, Berishës, pas vite të tëra hetimesh, nuk i gjejnë asnjë fakt, por i kufizojnë lirinë,” shkruan Paloka.

Reagimi

Pra Velina e bashkise me kater vepra penale te vertetuara ( sipas prokurorit) bredh i lire dhe ben ç’te doje, kurse Berishes i kufizohet liria dhe te drejtat megjithese pas viteve te tera qe germojne , nuk kane asnje fakt kunder tij !

Shpejte do duhet te pergjigjen dhe keta si te ngjashmit e tyre ne SHBA, pjelle e djallit Xhorxh Soros!

 

Të fundit