Flash News

Ditari i Opozitës

GjL rrëzoi rekursin ndaj Salianjit, deputetja e PD: U kthye në armë politike kundër politikanit që guxoi të denonconte

GjL rrëzoi rekursin ndaj Salianjit, deputetja e PD: U kthye në

Deputetja e PD, Dhuarata Çupi Tyli ka reaguar pasi Gjykata e Lartë refuzoi rekursin e Ervisn Salianjit e duke e lënë atë në qeli.

Në rrjetet sociale, deputetja shkruan se Gjykata e Lartë, në vend që të bëhet mburojë e të drejtave të njeriut, shndërrohet në një armë politike kundër politikanit që guxoi të denonconte!

"Me një drejtësi nën presion të jashtëzakonshëm dhe të përditshëm nga maxhoranca dhe qeveria, nuk prisja ndonjë vendim ndryshe nga Gjykata e Lartë!
Duke i hequr Ervin Salianjit mundësinë e fundit për të ushtruar të drejtën politike dhe për të garuar në zgjedhjet e 11 Majit, Gjykata e Lartë, në vend që të bëhet mburojë e të drejtave të njeriut, shndërrohet në një armë politike kundër politikanit që guxoi të denonconte!
Jam e sigurtë se Ervin Salianji do të dijë të qendrojë me dinjitet dhe besoj fort se të drejtat e mohuara nga një sistem i kontrolluar gjyqësor, do t’i fitojë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut", shkruan ajo. 

Të fundit