Flash News

Ditari i Opozitës

Gjobitet me 50 milionë lekë kreu i PD në Kukës

Gjobitet me 50 milionë lekë kreu i PD në Kukës
Foto ilustruese

Policia ka gjobitur kreun e PD në Kukës, Arif Rexhmatin për shkelje të masave anti-Covid. Ai është ndëshkuar me masën administrative 50 milionë lekë, pasi ka organizuar një takim elektoral, fakt i cili nuk është pranuar nga Rexhmati.

Lajmin e bëri me dije vet ky i fundit, i cili e quan absurde dhe të pabazuara në prova, vendimin e policisë.

"Për "dënimin" tim duhet të ankohet pronari i lokalit që kam pirë kafe unë!!! Ah se për pak harrova, edhe ankesën kundër këtij vendimi absurd nuk ta mbajnë, se nuk kanë personel, ndaj jemi të detyruar ta lëmë tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukës", shkruan Rexhmati në Facebook.

Gjobitet me 50 milionë lekë kreu i PD në Kukës

Të fundit