Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: Çështja ndaj Berishës ka rënë, heqja e masave shtrënguese ishte e pritshme

Gjokutaj: Çështja ndaj Berishës ka rënë, heqja e

Avokati Genc Gjokutaj, në emisionin Çim Peka Live në Syri TV, deklaroi se ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk ka më asnjë masë sigurimi, përfshirë detyrimin për paraqitje.

Gjokutaj theksoi se vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), i marrë më 27 nëntor, heq çdo masë shtrënguese ndaj Berishës, duke e cilësuar këtë çështje të mbyllur.

Sipas Gjokutajt, ky vendim ishte pritur prej 11 muajsh dhe është rezultat i analizës së plotë të dosjes nga gjyqtarja që shqyrtoi çështjen.

Kemi 11 muaj që e presim këtë vendim. Jemi lodhur shumë me irenën me 5 mbiemra, sepse ajo sduhet tag kish marrë fare atë vendim. Vetëm shkurt po ju them, se kemi pritur 11 muaj këtë revokim, sot berisha ska asnjë masë sigurimi, as detyrim paraqitje.

Pra është nën hetim, por dje gjykata hoqi të gjitha masat e sigurimit. Unë e kuptoj sot morqëm vetëm diapozitivin e këtij mendimi. Ju na keni parë, ne në çdo seancë e kemi pritur këtë vendim.

Ju i keni parë daljet që kemi bërë pas seancave të shokuar të habitur sepse jemi përballur me vendime absurde, pa fakt pa provë, pa rrethana, pa kushte pa kritere, pa rrezik ikje, pa intimidim dëshmitarësh, pa rrezik për provat, që janë kushtet dhe kriteret që kërkon ligji.

Për më tepër deputet i kuvendit, me mandat të ligjshëm por i ndaluar për të vajtur në kuvend dhe lideri i opozitës. Gjykata Evropianë për të drejtat e njeriut ka një proçedurë të konsoliduar për raste të tilla, nuk aplikohet kurrë arresti në burg.

Unë pata një shpresë, sepse e para nuk ishte Irena e gjoka. Jo se këtë gjyqtare e njoh, hera e parë që e shihja, por kjo ishte një gjyqtare që ka një muaj e gjysëm që ka dosjen. Pra nuk është një kërkesë sapo i vajti dosja dhe të gjykojë në mënyrë sipërfaqësore.

Dhe ajo e ka lexuar të gjithë dosjen e ka parë, dhe sigurisht heqja e masës së arrestit pavarësisht se nga prokurori nuk ka kërkesë për një masë tjetër, ajo është rrëzuar se nuk ka asnjë kusht dhe asnjë kriter për tu mbajtur në këmbë. Çështja ka rënë, sepse nuk mundet të hiqet masa e sigurimit. E para dhe dyta u provua tashmë, që për zotin Berisha masa ka qenë absurde dhe ishte absurde deri dje. Po ju them diçka me përgjegjësi morale dhe ligjore.

Kjo gjyqtare sot nuk do e revokonte masën nëse do kishte çerekun e çerekut te provës” tha Gjokutaj. Më tej Gjokutaj u shpreh se mbrojtja e Berishës do e i shterojë të gjitha shkallët e gjyqësorit për ti shkuar kësaj çështje deri në fund “ më datë 27 dhjetor çështja është kushtetuese, më tej është dhe strasburgu. Në do i shterojmë të gjitha shkallët deri në fund sepse nuk flitet për Berishën vetëm, këtu flitet për një praktikë që të jetë një referencë për çështje të tjera, që të mos pësojnë nesër pasnesër të njëjtin fat”, u shpreh Gjokutaj

Të fundit