Flash News
Tronditi Athinën/ Kjo është shqiptarja që u vra me çekiç nga i shoqi
"E vrava për xhelozi", ky është shqiptari që ekzekutoi gruan me çekiç në Athinë
Gjykata Kushtetuese 'rrëzon' kërkesën e Malltezit, lë në fuqi "arrestin shtëpiak"
Mashtruan italianët dhe përfituan rreth 4 mln euro, arrestohen 2 vëllezërit
Ishte me një grua në makinë, policia zbardh vdekjen e 47-vjeçarit në Korçë
Gjokutaj: Kërkojmë përjashtimin e Irna Gjokës, procesi është politik
Genc Gjokutaj, avokati iliderit të opozitës Sali Berisha, deklaroi se Irena Gjoka nuk është në kushtet për të qenë gjyqtare.
Gjokutaj theksoi se pala mbrojtëse e Berishës do të kërkojë përjashtimin e saj, duke shtuar se procesi ndaj ish-kreut të qeverisë është politik.
"Kemi ardhur në dijeni përmes shtypit grek për vendimin e Gjykatës së Athinës që pohon ndalimin e gjyqtares që të hyjë në zonën Shengen për 10 vite. Kjo nuk është deklaruar në formularin e deklarimit. Ne kemi kërkuar që gjyqtarja Irena Gjoka të largohet nga kjo çështje. Ne do të bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Gjoka. Gazeta Prototema parashtron faktin që Gjoka ka qenë e dëbuar nga Greqia. Gjoka as ka mohuar dhe as ka pranuar akuzën. Gjykata greke pranon ndalimin e gjyqtares. Ne pretendojmë njëanshmëri nga gjyqtarja Irena Gjoka. Nuk ka arsye që të mbahet në këmbë ndonjë masë për Berishën", u shpreh Gjokutaj.