Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: SPAK me refuzimin e kërkesës së Olsi Ramës tregon se akuzat janë të vërteta

Gjokutaj: SPAK me refuzimin e kërkesës së Olsi Ramës tregon

Avokati Genc Gjokutaj, i ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV është shprehur se refuzimi i SPAK për të pranuar kërkesën e Olsi Ramës ndaj akuzave të bërë nga Bardhi nënkupton se në ata akuza ka disa të vërteta që duhen hetuar dhe zbardhur deri në fund.

"Xibraka është hetuar gjykuar dhe dënuar personat, që në fillim ky rast i implikimit ose jo i vëllait të Ramës ishte prezente në media dhe është diskutuar gjatë. SPAK duhet të rishikojë çështjen dhe nëse ka prova të reja nga ati që janë shqyrtuar në gjykim dhe nuk e di si është vepruar procedurialisht nëse ndaj tij ka pasur regjistrim dhe pushim të çështjes.

Ajo që unë di sot është se SPAK nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi Rmës ndaj Bardhit. Kallëzimi për shpifje nga Olsi Rama u drejtua ndaj Bardhit dhe SPAK nuk e ka parë të arsyeshme që të ngrihet ky kallëzim.

Është bërë modë që me një kallëzim në SPAK menjëherë në media proklamohet si prezumim të pafajësisë.  Pas këtij mos fillimi të çështjes nga SPAK në këtë drejtim ndaj Bardhit dhe ato akuza që kërkohen të rrëzohen poshtë nga Olsi Rama mesa duket janë të vërteta."

Të fundit