Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: Vendimi i Kushtetueses për Berishën dënon sigurinë juridike të deputetëve

Gjokutaj: Vendimi i Kushtetueses për Berishën dënon sigurinë

Avokati Genc Gjokutaj u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk është konsultuar me praktikën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut në lidhje me padinë e bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Për Syri Tv, Gjokutaj tha se do t’i drejtohen Gjykatës së Strasburgut.

“Pritet zbardhja e vendimit dhe botimi në Fletoren Zyrtare. Sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese botohen në Fletoren Zyrtare dhe 15 ditë pas botimit, ai vendim është formalisht i atakueshëm nga ana jonë në gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ky vendim dënon sigurinë juridike të deputetëve, ndërkohë që synohet ngritja e cilësisë së anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, sepse ka një histori shumë të shëmtuar për cilësinë, integritetin profesional dhe moral të shumë deputetëve, jo të të gjithëve, të gjendjes së tyre gjyqësore.

Ne do ti drejtohemi Gjykatës së Strasburgut që ka një traditë të konsoliduar me këtë argument, por që Gjykata Kushtetuese e jona, kësaj radhe nuk deshi ta konsultonte praktikën e Gjykatës Europianë të të Drejtave të Njeriut, sepse nuk e ka problem dhe as ego profesionale.

Ndërkohë që për mazhorancën kjo gjykatë është kujdesur që të konsultohet edhe me Venecian dhe të presë. Ndërkohë që për opozitën, marrim rastin e zotit Berisha, bëjnë të kundërtën sepse këta janë rreshtuar si një tren vagon, pas vagoni dhe i tërheq një lokomotivë qeveritare dhe vendimmarrja e tyre është e kushtëzuar nga itinerari që ndjek kjo lokomotivë”, tha Gjokutaj.

Të fundit