Flash News

Ditari i Opozitës

Gjokutaj: Vendimi që Berisha duhet të paraqitet në SPAK nuk është zbardhur ende

Gjokutaj: Vendimi që Berisha duhet të paraqitet në SPAK nuk

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, ka folur për urdhrin e GJKKO-së.

Për Euronews Albania, avokati tha se Berisha nuk mund të shkelë Kushtetutën dhe se vendimi që Berisha duhet të paraqitet në SPAK nuk është zbardhur ende nga gjykata.

“Nuk dimë në atë vendim se çfarë është shkruar, si është shkruar. Besoj ju s’keni parë vendim të shkruar, sepse nuk ka, nuk është zbardhur. As ne, por që posaçërisht ne kemi mënyrë tjetër komunikimi brenda procesit, pra ne komunikohemi nga Gjykata në formë të shkruar të vendimit, të zbardhur dhe të arsyetuar, mbi bazën e të cilit ne lexojmë urdhërimet e gjykatës, por shikojmë dhe shkaqet për të cilat ai vendim do të ankimohet nga ana jonë në Gjykatën e Apelit,” u shpreh Gjokutaj.

Sipas Gjokutajt, gjykata dhe Prokuroria kanë shkelur me dashje Kushtetutën. Sipas tij, procesi nuk do të kishte asnjë problem nëse gjykata do e konsumonte detyrën e saj në funksion të ligjit.

“Kjo gjykatë e caktuar që më parë për gjykimin e kësaj çështje me këta prokurorë dhe këta të caktuar përpara, edhe me avokat kryesisht të caktuar dhe emëruar posaçërisht për këtë çështje, kjo është shkelja për të cilën përgjegjësia nuk është e zotit Berisha, prandaj ligji thotë, komunikimi bëhet në banesë ose vendin e punës. Vendi i punës i zotit Berisha është Kuvendi dhe nuk është Partia Demokratike. Ju i dini shumë mirë vajtjet demonstrative në 11 të natës dhe zoti Berisha, jo si një person nën hetim, por si një qytetar së pari, si një deputet, si ish-president dhe ish-kryeministër dhe si një burrë shteti po respekton Kushtetutën,” tha Gjokutaj.

Të fundit