Flash News

Ditari i Opozitës

Gjonaj nuk vjen në interpelancë, irritohet Kujtim Gjuzi: Mazhoranca në bashkëpunim me partitë e ‘bregut të Lanës’ ndikoi te ish KQZ-ja

Gjonaj nuk vjen në interpelancë, irritohet Kujtim Gjuzi: Mazhoranca
Në foto: Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi, gjatë seancës së sotme plenare

Kujtim Gjuzi, ka reaguar ashpër pas mungesës së ministres Gjonaj sërish ditën e sotme në interpelancën e kërkuar nga disa deputetë të opozitës parlamentare.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi ka vënë në dukje faktin se mazhoranca nuk merr në konsideratë opozitën parlamentare, por vetëm atë jashtëparlamentare.

Sipas Gjuzit, pavarësisht se janë 11 parti parlamentare, KQZ-ja trajton ende me ndihmë financiare partitë e opozitës jashtëparlamentare, në kurriz të taksapaguesve shqiptar, edhe pse ato braktisën Kuvendin.

Më tej, deputeti i bëri thirrje SPAK dhe BKH-së të nisin hetimet.

“Ka 4 javë që kam depozituar kërkesën për interpelancë të ministres së Infrastrukturës. Do t’ja falnim dy javët e para sepse ishte me COVID, por po tani? Pse ndodh kjo zoti Kryetar? 

Unë mendoje se kjo ndodh sepse ju në bashkëpunim me partitë e bregut të Lanës (opozita jashtëparlamentare) i jepni indicje Komisionit të Zgjedhjeve që t’i trajtojë ato me ndihmë financiare, edhe pse ato braktisën Kuvendin.

7 qershor 2019 me forcë në Parlament por që falë opozitës së përgjegjshme këtu, Kuvendi vijoi punimet.

Po ju bëj me dije edhe njëherë zoti Kryetar, që nëse ne deputetët e opozitës kërkojmë interpelanca ato të vijën këtu. Nuk kanë arsye që ministrat të mos vijnë këtu ndërkohë që hanë dreka dhe darka.

Në shkelje të plotë të me ligjin për financimin e partive. Ish-Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjykuar që të financojë ende me lekët e taksapaguesve shqiptarë këto parti.

I bëj thirrje SPAK, BKH dhe të gjithë prokurorëve të përgjegjshëm që e duan këtë vend, të marrin menjëherë masa. Nuk ka arsye të gjykohet kështu. Parti parlamentare janë 11 me gjithë PS, dhe vetëm PS ka pjellë ato parti”, tha Gjuzi.

Në përgjigje të deklaratës së deputetit Gjuzi, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaroi se në lidhje me financimin e partive ka një ligj.

Të fundit