Flash News

Ditari i Opozitës

Gjoni: Rimbursimini ilaçeve do jetë si në Itali ku prioritet do ketë cilësia e medikamenteve

Gjoni: Rimbursimini ilaçeve do jetë si në Itali ku prioritet do

Nga Gjin Gjoni

Pension 200 euro për 510 mijë pensionistë, kujdes social dhe rimbursim ilaçesh si në Itali, përfitojnë mijëra të moshuar në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin!

Ata që pinë shishe verë 33 mijë euro dhe harxhojnë për larjen e makinës 10 mijë euro  nuk e kanë idenë së në vend janë mbi 510 mijë pensionistë që marrin më pak se 150 euro pension mujor.

Në Lezhë, Mirditë dhe Kurbin janë me mijëra të moshuar me pension kooperative, që është qesharak në raport me mundin dhe djersën që kanë derdhur ata.

Kanë punuar me vite të tëra në kooperativat nga Mamurrasi në Fan  Orosh, Kaçinar e Kashnjet, e nga Selita e Kthella në  Milot, Manati e Zadrimë.

Me aq pension sa marrin këta njerëz të fisëm nuk paguajnë dot dritat e të mos ishte për ndihmën e fëmijëve në mërgim nuk do mbanin dot as frymën gjallë.

Pas 11 Majit veç pensionit minimal 200 euro do të vendoset karta  e konsumatorit për pensionistët, dhe ata do të mund të marrin kthimin e TVSH-së, që arrin në rreth 450 euro në vit, ose afërsisht gati 3 pensione aktuale.

Përtej kësaj për pensionitët do ulet çmimi i energjisë dhe i ujit, si dhe do ngremë skuadra sociale për kujdesin e atyre pensionistëve që jetojnë vetëm.

Rimbursimini ilaçeve do jetë si në Itali ku prioritet do ketë cilësia e medikamenteve.

Të fundit