Flash News

Ditari i Opozitës

Gjosha: LSI ka qenë gjithmonë nën presionin e PD e PS, ka pasë mekanizma që synonin ta shkatërronin

Gjosha: LSI ka qenë gjithmonë nën presionin e PD e PS, ka
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha

Ish-ministrja e Integrimit, njëherësh edhe ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka shigjetuar dy partitë e mëdha, pasi sipas saj, LSI ka qenë gjithmonë nën presion e PS dhe PD.

E ftuar në ‘real story’, Gjosha thotë se ka patur edhe mekanizma që kanë synuar shkatërrimin e LSI.

“LSI ka qenë gjithmonë nën presionin e dy partive të mëdha, madje jemi përballur me mekanizma që kanë synuar shkatërrimin LSI, por prapë nuk ja kanë dalë”,tha ish ministrja.

E pyetur për marrëdhënien PD-LSI para zgjedhjeve të 25 prillit, ajo tha se mes tyre klima është pozitive

Ka një klimë pozitive, sidomos në këto vitet e fundit ku opozita ka qenë shumë e bashkuar për shumë prioritete që kemi pasur dhe i kemi ndarë. Një prej tyre në këto zgjedhje është largimi i Ramës, ndryshimi i sistemit, një shtet që u shërben të gjithëve pavarësisht kujt i shërben qytetarëve”, u shpreh Gjosha.

Të fundit