Flash News

Ditari i Opozitës

Gjuha denigruese, Beleri: Nuk prisja tone aq të ashpra nga Rama, i ka kaluar caqet

Gjuha denigruese, Beleri: Nuk prisja tone aq të ashpra nga Rama, i ka

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri ka komentuar fushatën dhe retorikën e kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në “Kafe Shqeto”, Beleri tha se priste që kryeministrit të sillej si i tillë para shqiptarëve, por Rama i kaloi caqet. Beleri tha se Himara e ka humbur besimin te kryeministrit dhe kërkon ndryshim.

Beleri shtoi më tej se nuk priste tone kaq të ashpra nga Rama, të cilit phoon se i ka ikur situata nga duart.

“Unë prisja që kryeministri i vendit të sillej si kryeministri i të gjithë shqiptarëve dhe jo si kryetari i Partisë Socialiste! Edhe pse ne jemi në fushatë, para zgjedhjeve, besoj se i ka kaluar të gjitha caqet dhe për dy arsye: nga besimi i tij i plotë se Himara humbet, se në Himarë do të kemi ndryshim. Nga ana tjetër e kuptoi vonë zgjedhjen e tij, ja ku vjen me një njeri që në Himarë nuk ka afruar asgjë për himariotët, ka punuar vetëm për miqtë e tij partiakë dhe miqtë e tij biznesmenë.

Nuk i prisja tonet aq të ashpra, besoj se i ka ikur situata nga kontrolli. Një arsye tjetër është mungesa e programit. Në Himarë, tri ditë para zgjedhjeve nuk ka një fletëpalosje, nuk ka as poster të kandidatit, nuk ka një program se çfarë duhet të bëjë Partia Socialiste dhe z. Goro në katër vitet e ardhshme”, tha Beleri.

Të fundit