Flash News

Ditari i Opozitës

Gjuha fyese e Emiriana Sakos, reagon Hysaj: U rrite, u poqe, ngele po me “lloqe”

Gjuha fyese e Emiriana Sakos, reagon Hysaj: U rrite, u poqe, ngele po me

Jola Hysaj ka reaguar pas gjuhës së përdorur nga kandidatja e PS-së për kryetare të Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako ndaj kandidatit të opozitës Igli Cara.

Sako i ishte drejtuar Carës me fjalinë se “merret më shumë me mua, sesa me mamanë e tij”. Ndërkohë sekretarja për Marrëdhëniet me publikun të Berishës nëpërmjet një postimi në “Facebook”, tha se Sako flet me dëshpërimin e një kandidate që s’ka garuar kurrë në jetën e saj, por ka marrë thjesht dhuratë vendin si “kukulla” e betonit dhe “Pastruesja” e KM.

POSTIMI I PLOTË:

U rrite, u poqe, ngele po me "lloqe".
Kur s'të ka mbetur asgjë më shumë e nga propaganda, tregon fytyrën tënde të vërtet.
Një mami që flet me dëshpërimin e një kandidate që s'ka garuar kurrë në jetën e saj, por ka marrë thjeshtë dhuratë vendin si "kukulla" e betonit dhe " Pastruesja " e KM.

Të fundit