Flash News

Ditari i Opozitës

Gjuzi kërkon zgjatjen e fjalës në parlament, Ruçi: Nga një, more tre minuta, sot s'ke më!

Gjuzi kërkon zgjatjen e fjalës në parlament,  Ruçi: Nga

Siç është është bërë e "zakonshme" në çdo fillim seance parlamentare, deputeti i opozitës Kujtim Gjuzi, ndërhyri sërish pa rradhë.

Edhe këtë herë ai kërkoi interpelancën me kryeministrin Rama sikurse ka bërë prej kohësh, ndërsa tha se do edhe një shtim të minutazhit të caktuar për të folur, pasi sipas tij një minutë nuk mjafton.           

"Pikë se pasi, nuk na le minutazh të flasim, së dyti interpelanaca me kryminiatrin është urgjente, dhe e treta na mbivendos gjithmonë, kjo sjell përshtjellim publik, ne jemi opozita nuk na mbyll dot gojën, nuk kam ardhur këtu të marr vetën rrogën, të lutem na shto minutazh", tha Gjuzi.

E menjëhershme ishte përgjigjia e kryeparlamentarit, Ruçi, i cili tha:"nuk the ndonjë gjë të re, meqë kërkove shtim minutash nga një minutë, more tre minuta, sot ske më".

Të fundit