Ditari i Opozitës

Gjykata e Lartë rrëzoi rekurset e Berishës dhe Malltezit, Gjokutaj: Urdhër politik

Gjykata e Lartë rrëzoi rekurset e Berishës dhe Malltezit,

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pasi i Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të martë ankimin e  kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit për revokimin dhe zëvendësimin e masës së sigurisë, në lidhje me hetimet për dosjen Partizani.

Postimi i Gjokutajt

Gjykata e Larte per nga hierarkia gjyqesore por me e uleta per nga niveli profesional sot recitoi edhe nje here refrenin e rrezimit te kerkesave te Liderit te Opozites Sali Berisha dhe dhëndërit te tij Jamarbër Malltezi!

Ky ritual u krye nga trupa gjykuese per te cilin ne kemi kerkuar perjashtimin pasi po ne lidhje me revokimin e masave te sigurimit dhe po kjo trupe gjykuese i ka ligjeruar ato (masat e sigurimit) ne kundershtim me Karten Europiane te te Drejtave te Njeriut, Jurisprudencen e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut ne Strasburg, Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, Kodin e Procedures Penale dhe Kodin Penal duke u shmangur me dashje nga vleresimi i pavlefshmerive te ketyre masave!

Ky ka qene detyrim ligjor i kesaj Gjykate por gjyqtaret qe shkelen ligjin dhe lane Liderin e Opozites ne izolim nuk mund ta lirojne Ate me pas! Sepse i tillë eshte urdheri politik!

Praktika gjyqesore njeh recidivizmin e te pandehurve si perserites ne krim!

Sot fale Gjykatës se Larte subjekteve bashkepunetore ne krim ju shtuan edhe gjyqtaret recidiviste si standard regresiv falë Reformes ne Drejtesi! G

Të fundit